Komentuesi – Ramës: Ishalla hedh Amerika një raketë në Kuvend, ja përgjigja e kryeministrit

0
1947

Pas takimit me të rinjtë në Apoloni, kryeministri Edi Rama ka gjetur kohë për të replikuar edhe me komentuesit në Facebook.

Si gjithmonë kryeministri Edi Rama zgjedhj komentet më ironike dhe negative dhe preferon tu’a kthejë atyre në të njëjtën monedhë.

Komentuesi: Me vjen shume keq zoti rama me qare pashe une te gjithe ata aty duan qeveri besimi e pane te gjithe shqipetaret me ze dhe figure.

Edi Rama: Hahahaha po po

Komentuesi: Ata qe ty te thone i k luajne fabulen Dhia me kecat dhe Ujku por arrohun qe edhe kali ju ngordhi ata i rrini siper nuk humbet ti humbet populli

Edi Rama: Miri meso te shkruash shqip pastaj gjyko te tjeret dhe kujdes se Cadra ta than trurin krejt

Komentuesi: Ishalla po I ngaterron America ato rraketat ta hedhi 1 rraket ne parlament!

Edi Rama: Hahaha qenke rende Landi po Cadra thuaj Cadra, ate te kemi mire se te tjerat ecin vete

Komentuesi: Po naften ne Fier kujt ja ke lene o kopetent ? Atij shoferit boteve me 4 klase shkolle? Prandaj kemi rritje ekonomike ne se nafta buron lume…dhe ne i këmi xhepat plot .ju vrafte ZOOTI ISHALLA

Edi Rama: Jo kopetent po kompetent se pastaj s’kuptohet sa klase shkolle ke vete

Komentuesi: E ke fillu e je tuj e mbaru vetem helm te nxjerr goja vetem me opoziten e ke kap po bo ore nje muabet tjeter

Edi Rama: Elvis je shume i vogel per te folur keshtu kaq pa edukate, prandaj meso edukaten se po nuk e mesove ne kete moshe ike, s’e kap dot me!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here