Zërat në PD që artikulojnë tezat e Ramës dhe i fusin “thikë mbas shpine” Bashës

0
2105

Që kur ka filluar protesta e opozitës, Rama ka refuzuar të pranojë zgjidhje me qeveri teknike duke hedhur vetë si dhe duke përhapur me të tjerë tezën se Basha po kërkon pushtet në tavolinë. Edhe në ditët e fundit, kur presioni është ritur shumë dhe hapësira për të lëvizur i është ngushtuar, qëndrimin  e ka justifikuar pas legjitimitetit të qeverisë që  vjen nga vota dhe vendosmëria për të mos e lenë këtë pushtet në tavolinë.

 

Kësaj teze, që tenton të deformojë kërkesat e opozitës, i shërbeu edhe Blushi me kërkesat për mocion në Kuvend. Por që Blushi ti sherbejë Ramës, sic po i shërben me gadishmërinë  për të hyrë në zgjedhje, është e kuptushme. Me këtë qëndrim ai siguron lëmoshën e Ramës dhe socialistëve. Por, nuk ka asnjë justifikim që kësaj teze ti bashkohen zëra nga PD. Si të shpjegohet kur kjo tezë  vjen nga Salianji? Më e pakta nga naiviteti, ose paaftësia për t’u orientuar në politikë. Por, kur kujtojmë që kjo tezë vjen nga Rama dhe Blushi, të dy persona që sot i bashkon një emer, Henri Çili, atëherë kjo kërkon seriozitet.

 

Çili është sot njeriu që këshillon Ramën dhe artikulon në avancë teza dhe qëndrime të Ramës. Po ashtu, Çili sa do që hap universitet për të mësuar nxënës e studentë, mbetet një nxënës i përjetshëm i Blushit. Adhurimin për të e ka të njohur. Kjo lidhje, shpjegon edhe Salianjin që mendon se po bëhet i zëshëm në politikë me tezat Ramës të servirura nga Çili.

 

Kjo është e pafalshme politikisht. Një njeri që mban funksione politike në PD nuk mund të bëhet vegël e Ramës dhe ti fusë thikën pas shpine Bashës. Me artikulinin se sot në parlament ata që kundershtojne Ramën janë 77-78 deputetë, Salianji bashkohet plotësisht me Blushin dhe me Ramën. Kjo lëvizje që na e propozon si gjetje ky është ta pohosh nga brenda shtëpisë së PD akuzën e Ramës. Basha përsërit që duam qeveri teknike që të bëjmë garë, ky thotë duam qeveri me numra në Kuvend, dmth pushtet pa garë. Çili me njerëzit e tij në PD mbetet një kërcënim për Bashën dhe PD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here