Plani i fshehtë i Vuçiç: Do krijoj ish-Jugosllavinë, por këtë herë me Shqipërinë brenda

0

Aleksandër Vuçiç ka lëshuar nga një media prestigjioze amerikane një mesazh të fortë provokativ për rajonin, duke paralajmëruar rikthimin e ish-Jugosllavisë dhe ndërlidhjen ekonomike aty, të Shqipërisë.

Loading...

Në një interviste për “Politico” në SHBA, ai ka deklaruar se bashkimi ekonomik dhe doganor i Ballkanit Perëndimor është në fakt një rikrijim tregu i Jugosllavisë së vjetër, plus Shqipërinë.

“Nëse të tjerët bien dakord ne do të bëhemi një treg prej 20 milionë njerëzish. Është një treg domethënës.  Do të jemi në gjendje të tërheqim shumë më tepër investitorë. Mendoj se këtë edhe të tjerët e kuptojnë… Bëhet fjalë për “Jugosllavinë e vjetër plus Shqipërinë”. Kjo është ide politike pa rrezikim të sovranitetit të këtyre shteteve. Do të nxisë ekonomitë tona” shprehet Vuçiç, aktualisht kryeministër në detyrë dhe president i zgjedhur.

“Politico” shkruan gjithashtu se aleati kyç i Vuçiç nuk është në Bruksel, por në Berlin, duke lënë të kuptohet se është Gjermania që mbështet iniciativa të tilla. Një zhvillim krejtësisht i përmbysur me 25 vite më parë, sa kohë që ish-kreu jugosllav Millosheviç do të deklaronte hapur se aktori kryesor në shkatërrimin e Jugosllavisë kishte qenë Gjermania.

Ende nuk dihet se cili është roli i Shqipërisë dhe Edi Ramës në në gjithë këtë projekt provokativ, por kjo deklaratë e Vuçiç, përkon me një pjesë të motivacionit që artikuloi kryeministri francez kur i dha urdhrin Komandant i Legjionit të Nderit. Projektit që duket se ka marrë bekimin e plotë të kryeministrit të Shqipërisë, zuri fill me Nismën e Berlinit dhe është konsoliduar gjatë takimeve të shumta publike apo jo, mes Ramës dhe Vuçiç.

Loading...

Lini nje pergjigje