Kush gënjen? Basha: Kryeministri refuzon të takohet, Rama: Kam dy ditë që i lutem të takohemi? (VIDEO)

0

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha ditën e sotme në “Opinion” se do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së kryeministrit Rama për dialog vetëm me një kusht: nëse flitet për qeveri teknike.

Loading...

Mirëpo, në studion tjetër, atë të Ylli Rakipit në “News24”, Rama tha se ka dy ditë që “i lutet” Bashës që të vijë të dialogojë.

“Kam dy ditë që i lutem të vijë të dialogojë, ose i shkojë unë. Për çfarë të dojë ai mund të flasim. Do të flasim për qeveri teknike? Hajde flasim”, tha Rama te emisioni i Rakipit.

Ndërkohë Basha në opinion tha se ne do shkojmë në një takim të parapërgatitur, sepse kriza është e rëndë dhe kërkon vullnet të vërtetë.

Kreu demokrat tregoi se kontakti mes dy stafeve për të përgatitur një tryezë bisedimesh me kryeministrin Rama në funksion të zgjidhjes së krizës është realizuar që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Ai deklaroi se nuk ka ndërmjetës ndërkombëtar dhe as shqiptar për takimin, por janë thejsht dy stafet respektive.

Basha theksoi se stafi im është i mandatuar për përgatitjen e takimit, ndërsa nga ana e palës tjetër, është refuzuar deri para dy orësh të mandatojë dikush për të përgatitur takimin.

Rama refuzon të mandatojë një person për të përgatitur takimin”, tha Basha.

Loading...

Lini nje pergjigje