‘Ku e gjete këtë grua të shëmtuar?’ Kivanç Tatlitug i ‘zbrazet’ keq komentuesit (FOTO)

0
422

Ai është Kivanc Tatlitug dhe është fiksimi i shumë femrave rreth e rreth botës. I njohur ndryshe si Brad Pitt-i i Turqisë, Kivanc jua theu zemrat mijëra femrave, duke bërë publike lidhjen me Basak Tatlitug, që sot është edhe bashkëshortja e tij.

Por të shumtë kanë qenë dhe zërat negativë në lidhje me pamjen e vajzës përkrah tij, e cila ndoshta për sytë tanë nuk është në pritshmëritë tonë, por kjo s’ka asnjë rëndësi për Kivanc dhe së fundmi ai e ka demonstruar këtë.

Një përdorues i rrjetit Instagram komentoi në foton e tij me gruan, duke thwnw se ajo nuk është e bukur dhe aktori simpatik i ka kthyer një përgjigje të merituar.

“Mos u bë i pacipë! E para, nuk quhet ‘kjo’; e ka emrin Basak Tatlitug. Merreni vesh këtë! Unë nuk e bazoj martesën time në komentet e të tjerëve. Njeri i pakënaqur, ik shko nxirre diku tjetër helmin e zemrës tënde të keqe. Ti dhe shokët e tu që ju pëlqen të kritikoni, pse jeni kaq shpirtligj?”, -shkroi ai. Padyshim që Kivanc është mashkulli i ëndrrave dhe me këtë përgjigje I vuri “kapakun” çdo dyshimi./albeu.com/

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here