Në një autobus në rrugët e Anfield, Liverpool ka ndodhur një përplasje e pazakontë midis shoferit të një autobusi dhe njëri prej pasagjerëve.
Sherri degjeneroi në dhunë fizike pasi shoferi e kapi pasagjerin dhe e nxori me forcë nga autobusi e për ta goditur më pas me shkelm në stomak e në gjoks.
Videoja është filmuar nga pasagjerët e tjerë në autobus të cilët u mbetën të habitur nga skena që ndodhi.
Në regjistrim shoferi dëgjohet duke iu drejtuar pasagjerit ashpër me fjalët “Dil jashtë”, ndërkohë që pasi e goditi e la të shtrirë në trotuar dhe hipi sërish në autobus për të vazhduar punën e tij.
Discussion about this post