Fakte të pabesueshme që nuk i dinit për Albert Ajnshtajnin

0

Shkencëtari më i madh i të gjitha kohërave ka shumë mistere që e rrethojnë, pavarësisht dekadave nga vdekja e tij. Një vajzë jashtë martese, presidenca e Izraelit dhe vdekja e vetëdijshme “me elegancë”

Loading...

Gjatë jetës së tij, Albert Ajnshtajn pati kontribute të mëdha në shkencë dhe u nderua me Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1921. I lindur më 14 mars 1879, shkencëtari gjerman ishte një nga individët më të rëndësishëm të shekullit të 20. Këto janë dy gjërat që me gjasa nuk i dinit për Ajnshtajnin.

Ai refuzoi presidencën e Izraelit
Pavarësisht ofertës bujare, Ajnshtajni refuzoi presidencën e Izraelit në vitin 1952. Në përgjigje ai tha: “Jam shumë i prekur nga oferta e shtetit të Izraelit dhe i turpëruar dhe në siklet që nuk mund ta pranoj,shkruan standard.al. Gjithë jetën jam marrë me çështjet objektive dhe prandaj më mungon eksperienca për t’u marrë me njerëzit siç duhet dhe për të ushtruar funksione zyrtare.

Ajnshtajni vdiq sepse nuk pranoi operacionin
Më 17 prill 1955, Ajnshtajni pati një hemorragji të brendshme. Atij iu ofrua operacioni, por ai tha: “Dua të vdes kur të vendos unë,shkruan standard.al. Nuk më pëlqen ta zgjas jetën artificialisht. E kam bërë pjesën time dhe është koha të largohem. Do ta bëj me elegancë”. Ai vdiq të nesërmen.

Truri iu hoq ilegalisht nga trupi dhe humbi për 50 vjet
Dr. Thomas Stolz Harvey ishte doktori që kreu autopsinë e Ajnshtajnit, por asnjë dokument nuk është gjetur që Harvey u caktua për procedurën. Autopsia u bë ilegalisht.

Shtatë orë pas vdekjes së Ajnshtajnit, Harvey ishte i vendosur t’i hiqte Ajnshtajnit trurin, pavarësisht kërkesës së tij që të varrosej bashkë me trurin dhe e mbajti për vete, askush nuk e di përse.

Ajnshtajni nuk ngeli kurrë në matematikë
Në vitin 1935, një gazetë publikoi një artikull që fliste për ngeljen në matematikë nga matematikani më i madh dhe ky pretendim vazhdoi edhe sot.

Ajnshtajni nuk ka ngelur kurrë në matematikë. Kur ai pa artikullin, qeshi dhe tha se nuk kishte ndodhur kurrë. Sipas Ajnshtajnit në moshën 15-vjeçare, ai ishte shumë i aftë në llogari të ndryshme. Në rini Ajnshtajni ishte i pari i klasës dhe i kalonte pritshmëritë e mësuesve.

Ai pati një vajzë me gruan e parë
Gruaja e parë e Ajnshtajnit, Meliva Maric, i dha Ajnshtajnit një vajzë Liersel, megjithatë nuk ka të dhëna se çfarë i ndodhi asaj. I vetmi vend ku njihet ekzistenca e vajzës është në korrespondencën mes prindërve.

Ajo lindi jashtë martese në janar 1902 dhe mendohet se vdiq në shtator 1903, për shkak të temperaturës. Besohet se Liersel lindi me aftësi të kufizuara mendore dhe u përmend për herë të fundit në një letër nga Alberti te Mileva më 19 shtator 1903.

Alberti u martua me kushërirën e parë
Më vonë, Alberti u martua me Elsën, por në fakt ata filluan të dilnin së bashku që kur ai ishte ende i martuar me gruan e parë. Divorci i Ajnshtajnit nuk u finalizua deri më 1919, shtatë vjet pasi ai ishte lidhur me kushërirën.

Ai nuk e fitoi Çmimin Nobel për teorinë e famshme
Puna e Ajnshtajnit mbi teorinë e famshme nuk i dha atij Çmimin Nobel. Ky iu akordua për “shërbimet në fizikën teorike dhe veçanërisht për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik”.

Paratë e Nobelit i shkuan gruas së parë
Të gjitha paratë nga Çmimi Nobel i shkuan gruas së tij të parë siç ishte marrëveshja e divorcit. Çifti ra dakord se paratë e çmimit do të futeshin në llogari kursimi për djemtë e tyre Hans dhe Eduard, shkruan standard.al Paratë më vonë u përdorën për të blerë tre shtëpi në Zyrih, një për të jetuar Mileva dhe dy të tjera si investim.

Sytë e tij ndodhen në një depozitë sigurie në Nju Jork
Doktori, jo vetëm që vodhi ilegalisht trurin nga autopsia e Ajnshtajnit, por edhe sytë. Ai ia dha sytë e Ajnshtajnit doktorit të syve Henry Abrams. Ato mbahen në një depozitë sigurie në Nju Jork edhe sot e kësaj dite.

Pasioni kryesor i Ajnshtajnit nuk ishte shkenca
Pavarësisht të gjitha talenteve dhe arritjeve të Ajnshtajnit, pasioni i tij ishte muzika. Ai nuk udhëtonte kurrë pa violinën e tij dhe një herë tha “jeta pa muzikën do të ishte e papërfytyrueshme për mua. E shoh jetën në pentagramin e muzikës. Shumicën e gëzimit në jetë e marr nga muzika”.

Ai ishte frymëzim për Jodën
Stuart Freeborn, makiazhatori i filmave, e krijoi Jodën duke i modeluar fytyrën me rrudha të frymëzuara nga Ajnshtajni për t’i dhënë atij idenë e zgjuarsisë dhe inteligjencës.

Një nga shprehjet më të famshme të Ajnshtajnit është keqkuptuar
“Zoti nuk luan kumar me universin” është një nga shprehjet më të famshme të Ajnshtajnit dhe një nga frazat më të keqkuptuara të tij.

Referenca e tij për Zotin shpesh i bën njerëzit të besojnë se shkencëtari ishte besimtar, por ai nuk ishte. Ai e përdori Zotin si metaforë. Në një letër të vitit 1954, ai shkroi: “Nuk besoj në një Zot personal dhe nuk e kam mohuar kurrë këtë, por e kam shprehur haptazi. Nëse brenda meje ka diçka që mund ta quash besimtare, ky është admirimi për strukturën e botës të cilën mund ta zbulojë shkenca.

*(shqip)

Loading...

Lini nje pergjigje