A e keni përjetuar orgazmën në këtë mënyrë?

0
522

A keni dëgjuar për orgazmën nëpërmjet stimulimit të gjinjve. Disa hulumtime tregojnë që stimulimi i gjinjve aktivizon të njëjtin vend në tru si edhe te stimulimi i rajonit gjenital, andaj mu për këtë është e mundshme që femra të përjetojë orgazmën vetëm duke lozur me thimthat e gjinjve.

Gjinjtë gjatë kohës së eksitimit mund të zmadhohen madje edhe 25 për qind, ndërkaq për shkak të ndjenjës së eksitimit janë të ndjeshëm dhe reagojnë fuqishëm gjatë stimulimit.

Stimulimi i thimthave të gjinjve zgjon të njëjtët receptorë në tru si edhe me rastin e stimulimit të klitorisit dhe të vagjinës.

Hulumtimi i botuar në revistën Sexual Medicine paraqet disa konkluzione mbi orgazmën nëpërmjet gjinjve, transmeton Telegrafi.

Në këtë hulumtim femrat kanë kaluar nëpërmjet rezonancës magnetike dhe kanë mundur të zgjedhin midis stimulimit të vagjinës, klitorisit, apo thimthave.

Pjesa e zgjedhur e trupit është dashur të stimulohej 30 sekonda dhe pastaj, pas një pauze, stimulimin ta përsërisin edhe me pikat e tjera.

Te stimulimi i thimthave është dashur që në mënyrë ritmike të stimulohen nga 30 sekonda edhe me dorën tjetër.

Hulumtimi ka zbuluar edhe që stimulimi i thimthave aktivizon të njëjtën pjesë në tru si edhe te stimulimi i pjesëve gjenitale të trupit të femrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here