JA PSE SHQIPËRIA MBART NJË RACIZËM PERIODIK

0
179

 

Racizmi ka qënë dhe mbetet një prej problemeve më të mëdha që shoqëria njerëzore është përballur dhe me të cilën vështirësi vazhdon të përballet edhe sot.

Megjithë fushatën komerciale kundër racizmit, ai vazhdon të paraqesë një kërcënim serioz për njerëzimin.

Dhe nga ajo që kam vërejtur unë prej se kam filluar të investigoj, mund të them se edhe tek shqiptarët, sikur tek të gjithë popujt e tjerë, racizmi është i pranishëm.

Shqiptarët duke vuajtur nga kompleksi i inferioritetit në raport, pikësëpari me popujt fqinj sllavë dhe grek, e pastaj me popujt e perëndimit, kanë krijuar raporte të superioritetit në raport me komunitetin egjiptian.

Prandaj mund të konsiderojmë se një nga shkaqet kryesore të racizmit është pabarazia e popujve të ndryshëm të botës dhe kjo mund të zhbëhet vetëm nëse e pranojmë tjetrin si të barabartë me neve.

Si duket bijtë e shqipes nuk kanë mësuar aspak nga përvojat e tyre si popull gjithmonë i diskriminuar e i nëpërkëmbur historikisht nga të tjerët…kujtojmë këtu përndjekjet që i bëhen kosavarëve në zonat serbe dhe poashtu shqipëtarëve nga maqedonasit.

Shumë shqiptarë nuk e dijnë se i trajtojnë egjiptianët po ashtu si i trajtojnë shqiptarët popujt e sipër  përmendur, e ndoshta edhe më keq.

Shqipërinë e nënçmojnë duke na thënë se ne kurrë nuk do të jemi të aftë që të mbajmë shtet dhe duket se shumë prej nesh e kanë pranuar këtë “fakt” të paqenë por që përtipet ende si një realitet që shijon.

Ngjashëm me nënçmimin që të tjerët i bëjnë popullatës shqipëtare në disa treva të Ballkanit dhe më tej, kështu edhe shqipëtarët nënçmojmë egjiptianët, me po aq racizëm, duke i përqeshur se nuk dijnë të mbajnë shtëpi e pastërti, nuk mundën të integrohen… ky fakt është i pakontestueshëm dhe i pandryshueshëm.

Për mendimin tim, dikush që konsideron dhe i beson gjykimeve të të tjerëve për veten e tij se nuk di që të mbajë shtet, i cili është shtëpia e rehatia e një populli, nuk mund të konsiderojë veten si qenie më të lartë se sa dikush që e konsideron si të padenjë dhe duke e ofenduar se nuk është, dhe kurrë nuk do të jetë në gjendje që të mbajë shtëpinë e tij.

Në shumë familje shqiptare racizmi është i pranishëm. Në karakterin e individit racizmi lëshon shtat që në fëmijërinë e hershme.

Që në fazat e para të edukimit.

Sepse racizmi është edhe edukatë.

Edukatë e poshtër që prodhon gjenerata dhe armata raciste të së ardhmes.

Kur fëmija pështyn në rrugë, prindi racist nuk e mëson fëmijën e tij që të mos pështyjë për shkak që nuk bën të pështyjë në rrugë, por i thotë: “Mos pështyj me mamin, se vetëm maxhupi pështyn!” – Thua ti se egjiptianët e shpikën të pështyerit dhe se ata janë të vetmit praktikues të pështymjes në rruzull.

Kur fëmija kërkon ndonjë cent për akullore nga prindi, prindi racist i përgjigjet: “Mos lyp para me babin, se vetëm maxhupi lyp!” – Thua ti se kërkesa e lemoshës është karakteristikë e veçantë kulturore e një populli të caktuar, e jo karakteristikë e njerëzve të shtypur për periudha të gjata, e të cilët në mungesë të kushteve për edukim, punësim e strehim, rrugën e vetme të shpëtimit e shohin tek dora dhe xhepi i atyre që janë në gjendje më të mirë se ata, që në këtë rast këta njerëz, megjithëse jo në gjendje shumë më të mirë se ata, janë shqipëtarët.

Dikush që, bazuar në fatin e tyre historik do të duhej t’i kuptonte egjiptianët më mirë se çdokush tjetër, për shkak që edhe shqipëtarët, po ashtu si egjiptianët, shpeshherë na ka shkelur rrota e pamëshirshme e historisë.

Por, për çudi, po ndodhë krejt e kundërta.

Shqipëtarët vazhdojmë të përbuzim gjithçka që ka lidhje me egjiptianët.

Gjithçka që shqipëtarët e konsiderojnë “të pavlerë” është egjiptiane.

Psh shpesh më ka rastisur që të dëgjoj se muzika tallava është muzikë “e pavlerë” sepse është muzikë që këndohet nga, siç i quajnë ata njerëz me gjuhë raciste e me një ton përbuzës: “maxhupët”.

Të njëjtët persona thonin se “muzika tallava nuk është e jona, por e maxhupëve, prandaj si e tillë ne nuk duhet ta kultivojmë atë” – thua ti se muzika rock, rap, r&b, blues etj. janë muzika ekskluzivisht e shqipëtarëve dhe se këto zhanre duhet të vazhdojmë t’i kultivojmë, për shkak se janë muzika “me vlerë”!!!?

Por unë dyshoj se ky kategorizim i ndarjes së gjërave në “të pavlera” dhe “me vlera” bëhet sipas ndonjë kriteri artistik. Po e them troç: kjo ndodhë për shkak se shqipëtarët vuajnë nga kompleksi i inferioritetit në raport me popujt e perëndimit dhe nga kompleksi i superioritetit në raport me egjiptianët, i cili vjen si kompensim i denigrimit të karakterit që dëmtohet nga kompleksi i inferioritetit.

Si rrjedhojë shqipëtarët duhet të adaptojnë gjithçka nga ata që ata i konsiderojnë superiorë dhe se duhet të divorcohen nga gjithçka që i lidh me ato grupe që ata  i konsiderojmë inferiorë.

Sepse popujt “inferiorë” mendojnë se vlera mund të vijnë vetëm nga popujt “superiorë”.

Popujt që ndihen inferiorë mendojnë se nuk janë në gjendje që të prodhojnë vlera “të mirëfillta” dhe si rrjedhojë emancipimi mund të arrihet vetëm nëse nënshtrohen ndaj popujve “superiorë”. “Inferiorët” importojnë gjithçka që vlerësojnë superiore.

Nuk paguajnë me para kesh, por çmimi që ata paguajnë është shumë i lartë.

Ata e paguajnë me nënshtrim.

Në këmbim të vlerave të tjetrit shet subjektin e vet.

“Inferiorët” janë konsumatorë e importues produktesh “superiore”, por jo prodhues e shitës të tyre.

Ata janë të bindur se nuk kanë çka të shesin, prandaj sytë i kanë të drejtuar vetëm në blerje.

Pra kompleksi i inferioritetit dhe ai i inferioritetit ecin bashkë. Dorë për dore.

Ata kanë korrelacion të drejtë në raport me njëri-tjetrin.

Sa më i fuqishëm që është njëri, aq më i fuqishëm është tjetri. Sa më shumë që dobësohet njëri, aq më shumë dobësohet tjetri.

Ndërkohë që korrelacion i zhdrejtë qëndron në raportin e kompleksit të inferioritetit me subjektivizmin.

Sa më të dobët këta komplekse, aq më i fortë dhe më i pavarur është subjekti. Dhe sa ma të fuqishëm që ke kompleksin, aq më tepër rrezikon të shndërrohesh në objekt të interesave të të tjerëve. E sa më pak që ke fatin tënd në dorën tënde, aq më tepër të tjerët të marrin nëpërkëmbë.“Inferiorët” heqin dorë nga subjektiviteti i vet dhe vendimet që ata do të duhej t’i merrnin vet ua delegojnë përfaqësuesve të popujve “superiorë”.

Në këtë rast shqipëtarët janë “inferiorët”, kurse “superiorët” janë evropianët.

Në të njejtën kohë “superiorët” janë shqipëtarët, kurse “inferiorët” janë egjiptianët.

Shqipëtarët sot kanë krijuar bindjen se nuk mund të jetojnë pa evropianët “superiorë” dhe kjo është krejt si pasojë e kompleksit të inferioritetit.

Kurse egjiptianët kanë krijuar bindjen se shqiptarët, njejt sikur edhe popujt tjerë të Evropës, po bëhen pengesë që ata të jetojnë një jetë më të dinjitetshme.

Dhe unë them: me të drejtë.

Pra shqipëtarët nuk janë të vetmit njerëz të keqinj.

Ata janë vetëm një nga hallkat e zinxhirit të racizmit, zinxhir i cili ka prangosur duart e humanizmit.

Nga hallkat më të vogla.

Sepse hallkat kryesore janë “superiorët”.

Hallkat të cilat vazhdojnë t’i ngulfasin “inferiorët”.

Nëse “inferiorët” mundohen që me çdo kusht t’i afrohen “superiorëve”, “superiorët” praktikojnë politika qe të largojnë “inferiorët” nga hapësirat e tyre.

Si shembull mund të marrim politikat qesharake që serviren për kategoritë në nevojë nga pluralizmi politik në plot 26 vite në Shqipëri.

Këto politika kanë për qëllim demigrimin e nje popullate masive për të zhvilluar korupsionin ku nëse një popull  e  varfëron mund ta menaxhosh kollaj.

“Superiorët” kujdesen që “inferiorët” të mos mund të dalin nga territori i kompleksit të inferioritetit, sepse pastaj nuk ka kush të importojë vlera prej tyre.

Sepse në momentin që inferiori del nga ky kompleks, ai bëhet fuqi prodhuese e vlerave që pastaj do të nënkuptonte lindjen e konkurencës me “superiorët” në tregun e vlerave.Merrni shembull komunitetin Çam ose atë Grek ku shteti shqipëtar harton politika zbatuese dhe ndan pushtetin me ta.

Por a nuk janë egjiptianët viktima të historisë, të nderuar politikan shqipëtar? – Si mendoni të luftoni racizmin, nëse fati i një komuniteti (Çam apo ai Grek) të nëpërkëmbur historikisht është më i vlefshëm se fati i një tjetër komuniteti (egjiptian ), po aq të nëpërkëmbur, në mos më keq, e të cilët në një sistem ku paraja është gjithçka, nuk kanë arritur të ngrisin zërin për fatin e tyre të zi.

Pra këtu nuk u bëka fjalë për integrim dhe humanizëm, por për fuqi financiare,diçka që çamët dhe minoriteti grek  e kanë kurse egjiptianët jo.

Tmerrin që po përjetojnë egjiptianët tash e sa kohë, po e përjetojnë edhe shqiptarët tani nëpër kampe të ndryshme të tmerrshme të përqendrimit në Hungari e gjetiu nëpër Evropë.

Shqiptarët edhe vdesin nëpër lumenj gjatë rrugës për të kërkuar shpëtim, e sot shumica e vendeve evropiane aplikojnë politika anti-emigracion për shkak të, siç thonë ata, rrezikut që emigrantët përbëjnë për shoqërinë “superiore” evropiane.

Mua më brengos fakti se shumë njerëz nuk janë në gjëndje që të jenë empatikë me njerëzit e tjerë që vuajnë nga të njejtat vështirësi, nëse jo më të vështira se problemet e tyre.

Prandaj kërkoj nga secili që të mundohet të depërtojë në lekurën e tjetrit e mos t’u shkaktojë vuajtje të tjerëve, të cilat i përjeton në palcën e vet çdo ditë tash e sa shekuj nga fqinjët e vet si dhe në vendet e perëndimit, ku tash e sa vite ne jemi sinonim i të gjitha të këqijave.

Slogani që njeh Europa : SHQIPËTARËT  NUK BËHEN.

Reflektimi i ben dobi prekjes së integrimit global.

* Kryetari i Institutit për Dinjiteti Njerëzor, Ervis Meço.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here