Akuza “bombë”: Si e futën Ilir Metën në kurth Rama dhe Tahiri

1

Ndërkohë që PS dhe LSI janë në kulmin e negociatave të tyre për të ulur tensionin si edhe mundësimin e pjësëmarrjes së kësaj të fundit në zgjedhje pas krizës së ditëve të fundit, Artur Zheji ka publikuar disa “bëma”, të cilat sipas tij, Rama dhe Tahiri kanë kryer në dëm të Metës.

Loading...

Sipas Zhejit, Meta e ka mbajtur me shpirt ndër dhëmbë marrëveshjen bashkëqeverisëse me Ramën pavarësisht “tradhtive” të tij të mëparshme, por edhe gjatë qeverisjes 2013-2017.

Zheji rikthen në vëmendje hapjen e çështjes “CEZ”, e cila i hapi mjaft probleme Metës gjatë verës së shkuar ndërkohë që tensioni ishte në kulm për Reformën në Drejtësi.

“Meta e mbajti me shpirt ndër dhëmbë, për 4 vite të plota, Marrëveshjen e tij politike dhe personale me Edi Ramën. Përsëri deri në absurditet.

Ndërsa është fakt edhe ky, që Rama, përmes instrumentave qeverisës, propagandës mjeshtërore dhe Ministrisë së Brendshme të Saimir Tahirit, u morr me përndjekjen, përgjimin dhe shantazhimin e Ilir Metës dhe të funksionarëve të LSI që ai ka në postet dhe në funksionet e ndryshme. Akuzat për “Çështjen Çez Albania”, ndaj Ilir Metës, “rrodhën” ato rastësisht, nga avokati i huaj i pajtuar nga Qeveria Shqiptare?”., pyet Zheji në mënyre retorike duke shtuar: Shumëkush e di që jo.

“Përgjimet ndaj Metës nga Ministria e Brendshme, ishin edhe ato të paatorizuara nga kryeministri?

Akuzat e Tomë Doshit, për gjoja kompllotin me vrasje nga ana e Ilir Metës, ishin edhe ato të pa stisura nga kryeministri? Kur, “vrasësi” i pajtuar, “dëshmimtari” Durim Bami, pinte kafe dhe “rrëfehej” privatisht te ish Ministri i Brendshëm, Tahiri duke treguar telenovelën me eksploziv c4 dhe përralla të tjera si këto? Një skemë djallëzore e çmontuar si shpifje nga Prokuroria?”., – thekson ai.

Loading...

1 Koment

Lini nje pergjigje