Rrushi, mbreti i frutave ilaç i mirë për tumoret e zemrën

0
321

 

Rrushi është ushqimi më ideal. Ai mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera” – do të shprehej kështu mjeku i famshëm nga Nju Yorku, dr. A Liebstein, në vitin 1927. I cilësuar si mbreti i frutave për shkak të vetive kuruese që ka, studimet tregojnë se rrushi dhe varietetet e tij (i kuq, i bardhë dhe i zi) mund të të mbrojë nga sëmundjeve të zemrës. Ndërsa lëvorja e
rrushit është e pasur me kvercetinë, substancën e cila e rregullon nivelin e kolesterolit në gjak dhe e zvogëlon rrezikun për të pësuar sulm kardiake, po ashtu rrushi është i pasur me polifenole dhe tanimë, që parandalojnë shfaqjen e tumoreve të ndryshme. Disa mjekë kanadez kanë arritur në rezultatin se rrushi është një armik i viruseve.
Gjithashtu rrushi ndikon në zhdukjen e kariesit të dhëmbëve. Rrushi i zi mendohet se ndihmon shumë oranizmin për tu pastruar nga helmet. Por rrushi asnjëherë nuk u këshillohet atyre që dëshirojnë të humbin në peshë, ai ndihmon personat që vuajnë nga kapsllëku.
Rrushi i bardhë dhe i zi janë të pasur me vitaminat nga grupi B, si dhe vitaminat A dhe C. Për shkak të sasive të mëdha të acidit kafeik, i cili është përbërës i substancës polifenolë (e cila është substancë dezintoksikuese), rrushi ndihmon edhe në mbrojtjen e organizmit nga kanceri. Prova të shumta të kryera në SHBA te persona të moshës së tretë, treguan se stafidhet dhe rrushi lidhen ngushtë me uljen e përqindjes së vdekjeve nga sëmundjet kanceroze.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here