“Qeveria teknike” dhe “Qeveria e besimit” që sygjeroi Meta, reagon Veliaj: Llogje pa bereqet

0
198

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar punimet në shkollën “Hoxha Tahsin”, në njësinë numër 1, e cila pritet të jetë gati në shtator për rreth 1 mijë nxënësit që e frekuentojnë atë. E ndërsa për kerkesen e opozitës për qeveri teknike Veliaj ka thënë se është humbje kohe të merremi me kerkesat e PD.

“Për të gjithë ata që sot kërkojnë qeveri teknike apo pushtet në tavolinë duhet të kujtojnë që deri dje e kishin Tiranën, mund t’i kishin bërë të gjithë këto shkolla, të gjitha këto punë. Ndaj, është shumë e rëndësishme të mos humbasim më kohë, mos merremi më me llogje dhe me fjalë, të fokusohemi te puna. Kush sot angazhohet në jetë publike e ka pas edhe shansin të tregojë çfarë pune di të bëjë. Ndaj unë besoj se njerëzit gjithmonë e më shumë, edhe në datën 18 qershor, por edhe në bisedat e përgjithshme, po vlerësojnë më shumë punën, një qeveri dhe një bashki që është e fokusuar te puna, sesa llogjet, çadrat edhe fjalët që s’kanë fund e as bereqet”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here