Papastëritë që mbushin Shqipërinë dhe rreziku që përballemi çdo ditë nga ajri që thithim

0

 

“Trafiku i rënduar, makinat e vjetra dhe jashtë standardeve, djegia e plehrave,  fabrikat dhe uzinat,  dhe prerja e pyjeve janë shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes”

Ndotja e ajrit është një problem që debatohet në mbarë botën. Ky problem është bërë pjesë e së përditshmes pasi të gjithë janë të prekur. Shkaqet që e sjellin këtë problem janë të shumta. Industrializimi i të gjithë botës, nisi një rrugë pa kthim drejt një ndotje e cila vetëm shtohet. Gjithmonë ka patur marrje masash nga qeveri të ndryshme dhe marrëveshja kombëtare, por përsëri rezultatet kanë qenë të pakta. Shumë vende kanë vendosur dhe taksa të larta për ndotësit, por përsëri rezultatet nuk kanë qenë të kënaqshme. Çdo vit treguesit për ndotjen janë vetëm në  rritje. Ndotja e ajrit ka sjellë dhe një problem ndërkombëtar që është ngrohja globale. Temperatura mesatare vjetore e botës në dhjetë vjeçarin e fundit ka pësuar përsëri rritje, dhe mendohet që për vitet që vijnë rritja të jetë edhe më e madhe.

Edhe Shqipëria nuk i  ka shpëtuar dot kësaj ndotje, pasi zhvillimi ka qenë i madh në vitet e fundit. Por ndotja e ajrit në disa qytete problemi me ndotjen është shumë i madh pasi edhe popullimi është mbi mesataren e lejuar. Tiranë është një qyteti i cili ka një popullsi shumë të madhe në krahasim me sipërfaqen e saj. Nga studimet që janë kryer mendohet se banorë rezident ka rreth 1 milion, shifër kjo që shkon në 1.2 deri në 1.4 milion ditën kur vijnë dhe të tjerë për të kryer punë të ndryshme. Për të gjitha këto arsye dhe shumë të tjerë që janë më të shumta Tiranë është qyteti me ndotjen më të lartë në Shqipëri. Kjo gjë është lehtësisht e verifikueshme, pasi që kur nis dita deri në përfundim të saj, shikon përreth mijëra makina që lëvizin pa pushim. Fabrika të ndryshme që punojnë dhe gjelbërimin e pakët. Por ti marrim me radhë të gjitha këto problem të cilat shkaktojnë sëmundje të ndryshme deri në vdekjen e shumë persona çdo vit.

Mbipopullimi

Siç edhe e thamë më lart, Tirana është qyteti që ka popullsinë më të madhe në Shqipëri. Mendohet pasi statistikat nuk janë të saktë, që në Tiranë jeton 35-40 % e popullsisë. Kjo sjell një ndotje të madhe në mjedis, pasi mjetet që lëvizin janë nga më të ndryshmet dhe shkaktojnë ndotje në mjedis. Përqendrimi i popullsisë në këtë vend ka bërë që mjedisi të shkatërrohet pak nga pak nga ndërtimet e shumta që janë bërë. Gjelbërimi çdo ditë e më tepër po reduktohet dhe kjo sjell një ndikim të madh në cilësinë e ajrit.

Trafiku

Nëse ka një problem që është më i dukshmi në Tiranë është trafiku. Vargjet e gjata me makina që nuk mbarojnë kurrë janë tabloja e çdokujt që jeton në këtë qytet. Shumica e njerëzve zgjedhin që të lëvizim me makinat e tyre për në punë , shkollë, xhiro dhe për shumë aktivitete të tjera, dhe sjellin një ndotje të madhe. Çlirimi i gazrave nga makinat është problemi më madhor që sjell po ashtu ndotje të madhe në mjedis. Ka pasur shumë herë nisma dhe thirrje për minimizimin e lëvizjes me makina, por jo shumë janë përgjigjur pozitivisht këtyre thirrjeve. Por masat  për të reduktuar ndotjen nga institucionet nuk kanë qenë të shumta.

Fabrikat

Fabrikat janë një tjetër faktor që ndikojnë në ndotjen e ajrit. Në çdo vend të botës çlirimi i karbonit nga fabrikat është një problem shumë serioz, dhe shumë vende kanë vendosur taksa shumë të larta. Por në Shqipëri taksa për këto subjekte nuk është e lartë. Industri8a e rëndë edhe pse krijon një ndotje shumë të madhe, përsëri masat nuk janë shumë të mëdha.

Makinat e vjetra

Shqipëri është një nga pak vendet në botë që taksat për makinat nuk janë shumë të larta për makinat. Shumë njerëz të cilët kanë burime financiare të kënaqshme preferojnë makina me cilindrat të madh, duke shkaktuar ndotje më të madhe. Por ka dhe nga ata që përdorim makina të vjetra duke sjell një ndotje edhe më të madhe.  Taksat për vjetërsinë e makinës është progresive, pasi ai që përdor një makinë që ka 20 vite që është prodhuar  paguan më shumë se një makinë që ka më pak vite. Por përsëri mungon kontrolli dhe këto makina edhe  pse nuk duhet që të ishin më në qarkullim, janë shumë të përhapura. Koalodimi dhe cilësia e naftës janë disa nga shkaqet që këto makina krijojnë një ndotje shumë të madhe. Në rrugë të ndryshme të Shqipërisë mund të shohësh makina të cilat duhet ti tërhequr për të ecur me to, por përsëri ato kalojnë çdo vit në kontrollin teknik të mjeteve.

Djegia e plehrave

Një problem tjetër që shkakton rritjen e ndotjes së ajrit janë edhe djegia e plehrave pa kriter. Në javët që kanë kaluar u kemi treguar me anë të fotove së në Tiranë, në qendër të saj shpesh digjet kazanët e plehrave, dhe askush nuk kujdeset për to. Kjo sjell një ndotje të madhe në ajër. Por në shumë vende të tjera që janë larg qendrave kryesore të qyteteve digjen pirgje të mëdhenj me plehra dhe institucionet nuk kujdesen fare për to. Duke qenë se infrastruktura për mbledhjen e plehrave nuk është shumë e zhvilluar, institucionet janë të dorëzuara përball këtij fenomeni që çdo ditë po shtohet.  Por këto janë disa nga problemet që sjellin ndotjen e madhe që po na mbulon çdo ditë Shqipërinë. Por gjatë këtij shkrimi kemi thënë që Tiranë është qyteti i cili ka ndotjen më të madhe në vend. Po a është e ndotur vërtetë?

Për të vërtetuar këtë pyetje, është shumë e thjesht mjafton që të hipim në një nga shumë kullat e larta që janë në qendër dhe të mundohemi që të shohim në një largësi të madhe. Nuk do të arrijmë dot, pasi ajri është shumë i ndotur dhe pengon pamjen. Por për ta vërtetuar më shumë na duhet që të ngjitemi në malin e Dajtit, pikë që potencialisht mund të shohësh të gjithë Tiranë, por realisht jo pasi shikon vetëm një re të madhe tymi që e pengon të gjithë pamjen. Kjo panoramë është çdo ditë, pasi edhe ndotja është çdo ditë e njëjtë.

Lini nje pergjigje