Kriza politike në Maqedoni/ Peticion për dorëheqjen e presidentit Ivanov

0
185

Pas këmbënguljes së presidentit maqedonas, Gjorge Ivanov, që të mos mandatojë kreun e LSDM Zoran Zaev për të formuar qeverinë e re të vendit, një nismë e quajtur ”Iniciativa Megafon” ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për të kërkuar dorëheqjen e Ivanovit, njofton Telegrafi Maqedoni.

 

 

Peticioni është online dhe kërkon që kryetar Ivanov të dorëhiqet për shkak se, siç shkruan në nismë, e ka shkelur Kushtetutën e vendit dhe e shtynë Maqedoninë drejt paqëndrueshmërisë dhe problemeve përmes pengimit të transferimit të qetë të pushtetit.

Ata i rikujtojnë Ivanovit rastin e SHBA-ve, ku Hillary Clinton fitoi 3 milionë vota më shumë se Donald Trump, por kolegji elektoral vendosi që fitues të jetë Trumpi. Peticionin e gjeni tek linku  https://www.change.org/p/%D0%BF%D0%B5%D1%82%D0%B8%D1%86%D0%B8%D1%98%D0%B0-%D0%BE%D1%81%D1%82%D0%B0%D0%B2%D0%BA%D0%B0-%D0%BD%D0%B0-%D1%93%D0%BE%D1%80%D0%B3%D0%B5-%D0%B8%D0%B2%D0%B0%D0%BD%D0%BE%D0%B2?recruiter=534521177&utm_source=share_petition&utm_medium=facebook&utm_campaign=share_page&utm_term=des-lg-share_petition-no_msg

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here