Basha e kërkoi t’i bashkohet, sot Blushi vjen me një propozim të ri: Ja si ta rrëzojmë qeverinë

0
1174

Kur edhe pak javë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, LIBRA ka filluar takimet me strukturat e saj. Pasditen e sotme, kreu i kësaj partie, Ben Blushi ka mbledhur në një takim koordinatorët e Tiranës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Blushi tha se LIBRA ndonëse është një parti e re, në 5 muaj është shtuar me 10 mijë anëtarë.

Teksa komentoi situatën politike në vend, Blushi tha se LIBRA është në opozitë me vullnetin e saj, pasi nuk pranon që vendi të drejtohet nga krimi.

“Shqipëria në lëngim, ka nevojë për zgjedhje. Ata që kanë gjithçka në dorë, kanë frikë të hyjnë në zgjedhje. LIBRA nuk ka frikë të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit. Në 5 muaj libra është shtuar me 10 mijë anëtarë. LIBRA është në opozitë me vullnetin e saj, dhe nuk e ka nxjerrë askush në opozitë. Ne besojmë se nuk mund të drejtohemi më me krimin”, tha Blushi.

Kreu i LIBRA-s shtroi idenë e një mocioni mosbesimi për ta rrëzuar qeverinë.

“Partitë e vjetra kanë bllokuar sistemin e drejtësisë. Të bëjmë mocion mosbesimi për ta rrëzuar qeverinë. 2 votat e LIBRA-s janë gati në çdo kohë për ta rrëzuar qeverinë. Nuk jemi dakord të rrëzohet kjo qeveri e të vijë Berisha. Nga partitë e vjetra nuk mund të vijë asnjë zgjidhje”, tha Blushi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here