Tritoli në makinë/ Pse e “paralajmëruan” drejtoreshën e Urbanistikës në Pogradec? (Detaje nga hetimi)

0
199

Dy ditë më parë, makina që përdorej nga Drejtoresha e Urbanistikës në Bashkinë e Pogradecit, si dhe bashkëshorti i saj, u hodh në erë me eksploziv, por sot grupi hetimor zbulon pistat e hetimit edhe motivet e kësaj ngjarje që shkaktoi panik tek banorët e pallatit, poshtë të cilit ishte parkuar automjeti, pasi shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa iu thyen edhe xhamat e dritareve.

 

 

Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton për BalkanWeb se policia po heton në një pistë të vetme, pasi dyshojnë se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës të Besmira Nikos (Drejtoreshë e Urbanistikës në Bashkinë e Pogradecit), bashkëshortes së pronarit të mjetit “Citroen” me targa PG 6433 B.

pgradec shperthimi 4
Të njëjtat burime sqarojnë, se vënia e tritolit dyshohet se ka lidhje me dhënien e lejeve të ndërtimit nga drejtoresha e Urbanistikës në zonën buzë liqenit. Për të vërtetuar dyshimet, blutë e Pogradecit kanë sekuestruar celularët e bashkëshortëve Niko, Besmirës dhe Piros me profesion inxhinier privat dhe po verifikon tablatet e numrave të tyre.

makina e djegur ne pogradec

Po ashtu thuhet se vendosja e eksplozivit dyshohet të jetë një paralajmërim për çiftin e bashkëshortëve, duke qenë se ishte vendosur në mënyrë krejt amatore.

Policia e Pogradecit deri më tani ka shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, dëshmitë e të cilëve kanë rezultuar të vlefshme për hetimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here