“Të pathënat e darkës Rama-Meta/ Orët që do vendosin “fatin” e koalicionit PS-LSI

0
278

Pak orë pasi përfundoi një darkë me kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta në një restorant peshku tek “Pazari i Ri”, nën shoqërinë e dy “dëshmitarëve” Petrit Vasilit dhe Erion Veliajt, burime të News 24 mësojnë të tjera detaje.

 

 

Ndonëse darka që zgjati 4 orë ishte shumë pozitive për dy aleatët, mësohet se mbrëmë ata nuk kanë marrë ndonjë vendim për fatin e koalicionit.

Pritet që ky vendim të merret brenda 48 orëve, pasi Lëvizja Socialiste për Integrim të mbledhë kryesinë.

Dy liderët u ulën sëbashku pas ftesës që kryeministri iu drejtoi aleatëve të tyre nga Asmbleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ndërsa orët në vijim duket se do jenë vendimtarë për marrjen e një vendimi që ose i fut bashkë në zgjedhje, ose i ndan Ramën e Metën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here