SHOKUESE/ Infermieri i thyen këmbën foshnjës, sepse po qante (Video)

0
223

Një video shokuese po bën xhiron nëpër rrjetet sociale. Një punonjës i një spitali privat është filmuar duke i thyer këmbën një foshnje vetëm 3-ditëshe.

Foshnja ishte shtruar në një spital në Indi vetëm tre ditë pasi kishte lindur, pasi kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen.

Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë tregojnë stafin e spitalit duke u relaksuar në dhomën ku fëmija po mbahej nën mbikëqyrje.

Në një moment fëmija fillon të qajë dhe një punonjës i spitalit çohet dhe shkon tek ai. Infermieri fillon t’i ndërrojë pelenën dhe e tërheqë fort për këmbe.

Pasi i bënë një kontroll, mjekët zbuluan se fëmija kishte pësuar frakturë në këmbë.

“Foshnja ime është torturuar gjatë gjithë natës nga infermieri, i cili i ka thyer edhe këmbën”, tregon i ati i foshnjës për mediat indiane.

Policia ka arrestuar menjëherë infermierin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here