Pankarta që zemëroi Erdogan/ Shpërthen në të shara ndaj Perëndimit: Të pagdhendur, doni që të vdes?

0
162

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim në Qendrën Kulturore Ataturk në Ankara i hakërrehet sërish Europës dhe kësaj here i frymëzuar nga një pankartë e madhe që siç shprehet, duket se kërkon “kokën” e tij

“Një pankartë e madhe para parlamentit të Zvicrës…Një armë e drejtuar mbi kokën time në fotografi. Çfarë thotë? ‘Vriteni Erdoğanin’. Ju të pagdhendur, mos vallë Erdoğani do të vdesë me thënien tuaj? Ne e kemi nisur këtë udhëtim duke veshur qefinin. Do të bëhet ajo që Krijuesi ynë dëshiron. As më parë dhe as më mbrapa. A mos vallë ju kujtoni se do të merrni ndonjë gjë nga lavdia, madhështia e Turqisë duke shëtitur në ato rrugë Partinë Socialiste, PKK-në, organizatat e majta terroriste dhe duke i ofruar atyre mbrojte me policët tuaj? 16 prilli po afron, populli turk prej 80 milionë banorë do të japë mësimin më të madh për liderët e Perëndimit”, raporton Anadolu Agency të ketë thënë Erdogan.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij Presidenti i Turqisë tha se “Populli turk më 15 korrik ka mbrojtur me jetë lavdinë e tij. Aktualisht ata që na vijnë përsipër e kanë të gjithë problemin se ju rezistoni dhe po ecni drejt fitores në vend që të dorëzoheni, kjo i çmend ata. Ju keni përmbysur të gjitha llogaritë, planet dhe pritshmëritë e tyre.”

“Është i respektuar ai që thotë “jo” po aq sa edhe ai që thotë “po”
Duke iu referuar deklaratave të kryetarit të partisë opozitare turke, CHP, Kemal Kılıçdaroğlu, presidenti Erdoğan, tha se “Ne po kryejmë një referendum popullor, ndërsa Kılıçdaroğlu shprehet se ne iu paskemi thënë ‘terroristë atyre që votojnë jo’. Kılıçdaroğlu përsëri po gënjen. Ne i kemi besuar demokracisë, jemi të lidhur me të saqë vullneti i popullit për ne është pika më e lartë e respektit. Është i respektuar ai që thotë ‘jo’ po aq sa edhe ai që thotë ‘po’”.

Ndër të tjera duke u shprehur se “Të gjithë liderët e vendeve anëtare të BE-së vajtën në Vatikan, u ulën atje dhe dëgjuan Papën”, Erdoğan ka vazhduar më tej duke shprehur se “A e kuptoni se përse nuk e marrin Turqinë që prej 54 vitesh?. Po e shpreh qartë dhe hapur se ngjarja është plotësisht aleancë e krishterë. Gjithashtu 16 prilli do të jetë dita e vlerësimit të këtij vendimi.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here