Kujdes z.Basha! Kombi po ju vëzhgon!!

0
1053

Nga Nebil Çika

“Republika e re”, epoka politike që kreu i opozitës z. Basha po lançon prej me shume se 40 ditë nga Çadra e Protestës dhe podiume e mediume te tjera, ka ngjallur sigurisht ne interes të madh publik . E ardhur ne një moment krize të përgjithshme dhe dëshpërimi kombëtar për shkak te dështimit total te Republikës se Vjetër, projekti i Bashës për “Republikën e Re” ka ngjallur shumë shprese te shumica e shqiptareve që ende besojnë se ky vend mund te behet . Mirëpo paralel me këtë shprese është rritur edhe vëmendja e publikut tek ajo që pritet te jetë “Republika e Re “. Shqiptarët, ata qe besojeni e shpresojnë projekti politik i Bashës “te djegur nga qulli po i fryjnë kosit” dhe po shikojnë me dyshim çdo detaj të sajë nga fjalimet e Bashës tek të tjerë qe thirren e parqiten si protagoniste politike publikë te  projektit ne fjale , nga ai apo ndihmësit e tij në PD, pasi konsiderohen si bazat dhe burimet njerëzore ne dispozicion te Republikës se Re . Ne se vetë Basha mund të thuhet me siguri  qe nuk  ka stonuar në artikulimin e tij publik për Republikën e Re nuk mund te thuhet e njëjta gje për te gjithë ata që dalin publikisht në krah të tij apo te projektit te tij , në çadër apo në medie , Republika e Re, për të qene e suksesshme ka nevoje për themele të forta e të sigurta dhe ne këto kushte marzhi i gabimit te lejuar është pothuaj zero .

Ne se do të bëjmë një krahasim me Republikën e Vjetër , ne vitet 1990 shqiptaret pa asnjë përvoje pluraliste e demokratike, ishin pak te vëmendshëm ndaj detajeve në zhvillimet politike te kohës pasi u mjaftuan me rrëzimin e diktaturës komuniste pa u menduar fare se çfarë do te vinte mbas saje. Ne se do ishin treguar pak me te vëmendshëm  atëherë gjerat mund te kishin qenë krejt ndryshe e ndoshta sot nuk do te ishte fare e nevojshme Republika e Re .

Ne atëherë nënvleftësuam shumë gjera dhe ja ku jemi sot pas 27 vjetësh pothuaj ne te njëjtën situate ne lufte për votën e lire ,  kundër një pushteti e pushtetarëve po aq kriminal sa baballarët e gjyshërit te tyre diktatorialë. Ky me shume se “faji “i tyre është përgjegjësia e jonë qe toleruam e neglizhuam atë qe fshihej pas asaj “ demokracie” të ofruar nga vetë diktuara e njohur si “Kativica” apo me emra te tjerë . Kjo ka bere qe një pjese e mire e shqiptareve te mos e përsërisin më atë gabim prandaj po vëzhgojnë me vëmendje te përqendruar projektin e ofruar nga Basha që konsiderohet si një shans po mundësi e dytë dështimi i te cilës do te ishte një katastrofë për ta. Kjo e ka përqendruar te gjithë vëmendjen por edhe dyshimin tek Basha , Miqtë dhe armiqtë e tij vëzhgojnë e po presin . Të parët të mos gaboje e sidomos te mos e ketë me hile si 27 vjet me parë , e  te dytët të gabojë për te rene ne gropën,  më shume se politike , qe kane kohe qe ja kane hapur .

Por gjithçka varet nga Basha . Ai tani nuk ka me kthim mbrapa dhe këtë ja ka bere vete vetes me projektin dhe shpresën që u ofroi shqiptareve me “Republikën e Re “ , një projekt qe sigurisht nuk e bën dot i vetëm. Prandaj po kaq te rëndësishëm janë edhe bashkëpunëtorët e tij ta qe duken e ata qe nuk duken , Tek performanca , karakteret , historia dhe vlerat qe ata  mbartin e ofrojnë publiku shikon çfarë mendje ka Basha dhe se cila do te jete Republika e Re qe ai po u afron .

Siç thash me lartë,  Republika e vjetër ishte e destinuar te dështonte pasi ashtu nisi si “hile demokratike”  e komunistëve qe ne atë kohe kontrollonin pothuaj gjithçka dhe bënë gjithçka për te ruajtur këtë pushtet e me sa duket ja dolën . Shpresohet shumë qe Republika e Re te mos jete e tillë dhe për këtë ka shume arsye. Por sigurisht qe edhe kjo është e rrezikuar nga te njëjtat rreziqe por ne ndryshim me te parën vëmendja e publikut ndaj saje është shume me e madhe . Republika e vjetër e pati problemin e saje me te madh se nuk u shkëput dot nga komizmi gje që sot nuk mund te fshihet dot më , Prandaj kur Basha premton Republikën e Re, publiku automatikisht nënkupton një te tillë të shkëputur se pari nga komunizmi ne te gjitha format e tentakulat  e tij . Kjo beteje midis “republikave”  nuk kuptohet nga publiku vetëm me pasardhësit gjenetike , politike e juridike te komunizmit por edhe brenda për brenda PD-së. Këtë ka lënë të kuptohet shume here edhe z, Basha e ,ne mos gabohem , kundërshtarë të Republikës së Re janë shfaqur hapur e fshehurazi edhe brendapërbrenda . Përplasjet brenda llojit janë me të vështira e me të forta . Ne betejën e brendshme me Republikën e vjetër Bashës përveç idesë e projektit politik i duhen edhe burimet njerëzore,bashkëpunëtorë , shokë e kolegë qe sigurisht duhet te bëjnë diferencën me ata te Republikës se vjetër , gje qe nuk me duket se po ndodh , te paktën jo publikisht. Nga Basha pritet qe në bllok ta kaloje PD më djathtas se sa e gjeti  në pozicionin politik e elektoral për te cilin ajo lindi si nevoje historike  ne vitin 1991 , gje qe nuk ndodhi dot ne Republikën e Vjetër e qe shkon aktualisht edhe me “dallgën” e re politike e ideologjike qe po vjen nga SHBA si pasoje e fitores se Presidentit Trup atje . Personalisht mendoj që Basha i ka te gjitha mundësitë ta bëjë Republikën e re. E them këtë duke besuar sinqerisht që ai nuk ka asnjë lidhje  gjenetike, ideologjike, politike e kriminale me Republikën e vjetër dhe arkitektët e vdekur e të gjalle të sajë dhe se është i aftë e i vendosur që për një kauzë kaq të madhe të dalë edhe  mbi detyrimet e qokat  afatshkurtra  për ti dale ne fund  kësaj që ka nisur .

Besoj edhe për faktin  “supersticioz:”  nga qe Republika e tij e Re u lançua  e po rritet edhe fizikisht ne Çadrën e Lirisë ne bulevard ,ballë për ballë me ish KQ të PPSH ku  sipas te gjithë gjasave u klonua “Republika e Vjetër ! Por ndërsa un besoj apriori , mijëra shqiptare te tjerë po vëzhgojnë me dyshim çdo detaj  çdo lëvizje te projektit  Basha , Për këtë arsye Basha duhet te demonstroje publikisht se nuk e ka hile ndërkohë qe nuk duhet te toleroje hilet e te tjerëve rreth e rrotull në projektin e tij te madh . Ai duhet ta mbajë Republikën e re larg komunizmit dhe komunistëve e për ta bere këtë duhet te largoje na ambienti rreth e rrotull tij lidhjet gjenetike e politike , xhelatët , shërbëtoret, spiunet dhe avokatët e tyre , e jo ti shtojë ata . Nuk ka rruge tjetër ! Basha është i dënuar ta beje këtë ! Kujdes me “Republikën e Re” , o zotëri ! Kombi po ju vëzhgon !

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here