Koalicioni? Kryesia e LSI-së mblidhet me dyer të mbyllura

0
188

Pas takimit të Ilir Metës dhe kreun e PS-së Edi Rama, Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Kryesinë mbrëmjen e sotme.

 

 

Në këtë mbledhje të strukturës më të lartë të partisë, e cila ka filluar në orën 21:10, kryetari Ilir Meta dhe zëvendëskryetari Petrit Vasili do të informojnë anëtarët e Kryesisë mbi takimin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme me Ramën dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Mbledhja e Kryesisë së LSI po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pas saj pritet të ketë një konferencë, ku do të shpalosen ato çka janë diskutuar dhe çfarë është vendosur.

Kryeministri Rama dy ditë më parë është shprehur se tashmë i takon LSI-së të shprehë qëndrimin e saj për ecurinë e koalicionit.

Sakaq, kreu i LSI, Ilir Meta ka theksuar do të jenë vetë strukturat dhe anëtarësia e partisë ata që do të vendosin për këtë çështje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here