Zbardhen porositë e vrasjeve të Julian Sinanaj, 120 mijë euro për të zhdukur biznesmenin

0
784

Zbardhen porositë e vrasjeve me e­ mail të Julian Sinanaj, i pandehuri kryesor i dosjes me shtatë të pandehur te Krimet e Rënda, e njohur si “banda e tritolit”.

Bëhet fjalë për komunikimet e Sinanaj me biznesmenin Karçini, i cili porositi vrasjen e ortakut për 100 mijë euro. Pas takimit në kafe, Karcini mesohet se i ka derguar e­ mail Sinanajt ku ne tekst shkruhej: “Kur do të festojmë?”. Për Prokurorinë, biznesmeni është personi që do t’i paguante 120 mijë euro të dyshuarit si vrasës me pagesë, Julian Sinanaj, për të vrarë biznesmenin Piro Bare.

Prokuroria kërkoi prangosjen e tij, pas administrimit të deklarimeve të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Sinanaj. Ky i fundit deklaroi se biznesmeni Karçini i kishte ofruar para për vrasjen e biznesmenit tjetër të gazit, Bare. Në deklarimet e tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore, Sinanaj deklaroi se Karçini i kishte premtuar 120 mijë euro për ekzekutimin e Bares. Gjykata për Krimet e Rënda liroi nga paraburgimi biznesmenin ne 2016, i dënuar nga Shkalla e Parë me 5 vjet heqje lirie.

Pasëordin e këtij e­mail në kohën që u porosit krimi e mbanin njëkohësisht dhe Sinanj dhe Karçini, ndërsa kjo adresë është bazuar në në titullin e një filmi shqiptar “Beni ecenvetë”.

E­MAILI

Zbardhet e­maili në të cilin Julian Sinanaj vrasësi me pagesë i bandës së tritolit merrte porosi për të ekzekutuar kundrejt pagesave nga 50 në 100 mijë euro persona të ndyrshmë mes tyre biznesmen. Sic dhe shihni në këtë faksimile, beniecenvete@gmail.com është adresa me të cilën u porosit ekzekutimi i i biznesmenit P.B nga ish ortaku i tij Ilir Karcini. Por si funksiononte komunikimi në këtë adresë elektronike midis vrasësit me pagesë dhe personave që porositnin krimin. Për të qenë i besueshëm Julian Sinanaj pasëordin e kësaj adresë e ndante me personin që porosiste vrasjen dhe që të dy bashkë komunikonin më pas vetëm me anë të e­mailit dhe gjithçka kontrollohej në kohë reale nga të dy. Julian Sinanaj, biznesmenin në fushën e hidrokarbureve dhe gazit Ilir Karcini rezulton sipas hetiemve se e ka njohur nga Genis Mëhillaj me të cilin ka bashkëpunuar dhe më parë.

Ilir-Karcini ne foto: Ilir Karcini

Por pas takimit të parë ku të pranishëm kanë qenë të tre, në të dytin e deri në momentin final të arrestimit rezultons e Sinanaj e Karcini kanë shmangur Mëhillaj dhe nuk i kanë treguar atij as për komunikimet me e­mail. Hetuesit kanë mundur të sigurijnë disa të dhëna nga ky e­mail mes të tjerave dhe një komunikim nga biznesmenit Karcini për llogari të Sinanaj ku i shkruan “ kur do të festojmë” referuar këtu vrasjes dhe pjesës tjetër të pagesës. Vrasja e shtetasit P.B u shmang pasi Ndricim Gjokonaj tregoi në polici planin e Julian Sinanajt ndërsa ky i fundit më 5 shkurt 2014 u prangos nga policia e Tiranës, e cila arriti që në tabletin e Sinanjt të zbardh dhe komunikimet e tij me Ilir Karçinin i cili nga laptop i zyrës i shkruante vrasësit për krimit që e kishte paguar. Më 09/03/2017 Apeli i Krimeve të Rënda vendosi dënimin me 30 vite për Sinanajn, 8 vite për Ndricim Gjokonajn, 8 vite për Marion Mitron dhe 5 vite për Ilir Karcinin. Ndërsa për Andon Mëhillajn, Genis Mëhillajn, e Albin Mexhajn nuk pranoi apelimin duke lënë në fuqi dhe burgun përjetë ndaj Andonit. / A1 Report

faksimile 1faksimilefaksimile 2

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here