Rusi, ski me bikini

0

Pranvera ndjehet në ajër, por nuk ka ardhur ende sezoni i plazhit. Por kjo nuk ka penguar qindra persona që të përpiqen të thyejnë një rekord botëror skiimi me bikini.

Loading...

Ky mund të mos jetë një sport Olimpik, por besoni apo jo, është një rekord botëror për numrin më të madh të personave me rrobabanjo që bëjnë ski dhe si i tillë duhej regjistruar në librin Guinness.

Rreth 1 mijë skiatorë me rrobabanjo u përpoqën të thyenin rekordin aktual në qytezën e Sochit, në Detin e Zi, vendi ku u mbajtën lojërat olimpike të 2014-ës. Burra dhe gra të zhveshur si për plazh, hoqën madje edhe helmetat mbrojtëse, dhe i dhanë jetë një feste shumëngjyrëshe por të ftohtë. skiatorët ishin mbledhur në Sochi në fakt për t’i dhënë fund sezonit të skiimit.

Pavarësisht borës, shumë prej tyre thonin se moti ishte perfekt për të skiuar të zhveshur.

Një zëdhënës i Guinness-it tha se rekordi aktual prej 500 skiatorësh në Sheregesh të Rusisë, më 20 prill 2013, është ende zyrtarisht parada më e madhe e skiimit me rrobabanjo. Pavarësisht kësaj, ajo që ka rëndësi, është fakti që skiatorët në Sochi, u kënaqën jo pak në diell.

 

Loading...

Lini nje pergjigje