Ja çfarë mund të gatuani sot në shtëpi

0
422

Ka shumë nga ata njerëz që preferojnë ta kalojnë fundjavën në shtëpi duke gatuar diçka vetë dhe e shijuar atë. Kjo është edhe receta që ne sugjerojmë, që fundjava juaj të bëhet sa më e këndshme.

Makarona pene me karkaleca dhe salcë fëstëkësh

Përbërësit për 4 persona: 400 gr pene 300 gr karkaleca 30 gr domate të thata Kripë, piper Pak spec djegës Për salcën e fëstëkëve 150 gr fëstëk të pastruar 2 gjethe borzilok 50 gr pana e freskët 70 gr vaj ulliri 2 thelpinj hudhër, kripë.

Përgatitja: Merruni së pari me salcën e fëstëkëve, duke përzier të gjithë përbërësit në frulator, deri sa të përftoni një masë kremoze. Nga ana tjetër, grini domatet e thata gjithashtu në frulator. Në një tigan vendosni pak hudhër, spec djegës dhe vendosni karkalecat. Zieni makaronat, kullojini dhe në enën e tyre përziejini me salcën e fëstëkëve, duke shtuar edhe pak nga uji i zierjes. Përziejeni mirë dhe shtoni karkalecat. Në fund, hidhni salcën e domateve të thata dhe shërbejini të nxehta.

Biskota të buta limon dhe fara pishe

biskota

Përbërësit: 225 gr sheqer 200 gr miell bajamesh 100 gr fara pishe 100 gr miell orizi Dy të bardha veze Pak fryrës për ëmbëlsirat Limon.

Përgatitja: Për të përgatitur recetën përzieni miellin e orizit me atë të bajameve dhe 115 gr sheqer, një lugë kafeje maja për ëmbëlsirat dhe lëkurën e grirë të një limoni. Piqni pak farat e pishës në furrë dhe përziejini me miellrat. Rrihni të bardhat e vezëve me pjesën tjetër të sheqerit dhe gradualisht përziejini me miellin. Duke përdorur një qese pastiçeri apo një lugë, hapeni brumin në formë biskotash të vogla në një tavë ku keni shtruar letër pjekjeje. Piqini në 160 gradë për rreth 20 minuta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here