5 sekrete si të shkosh mirë me vjehrrën dhe vjehrrin

0

Jeta në familje nuk është gjithmonë e lehtë. Ndodh që më të vështirë t’jua bëjnë njerëzit përreth. Por nëse vjehrri dhe vjehrra jote janë të vështirë si karakter, sekreti është … t’i takosh! Por vetëm kur e dëshiron edhe ti. Vendndodhja luan një rol të rëndësishëm për shkak se mund të ndihmojë komunikimin.

Loading...

Këtu janë pesë këshilla sesi të shkosh mirë me prindërit e partnerit:

Organizo

Familja e tij është e padurueshme? Mundohu të bësh ti organizime me ta dhe jo t’ia lësh gjithçka në duart e tij . Kjo është diçka shumë strategjike. Zakoni i një drekë javore mund të nxisë pakënaqësi dhe diskutime që janë të përsëritura. Ndaj s’është e thënë të takoheni vetëm të dielave, zgjidhni një ditë tjetër.

Ndrysho vendin e takimit

Vendi i duhur mund të rezultojë një provojë strategjike për të kaluar disa kohë së bashku … pa debatuar! Në restorant, duke ecur në natyrë, etj, janë disa forma për të mos rënë pre e diskutimeve të zakonshme.

Kërko mbështetje

A besoni se të bësh bashkë familjen dhe miqtë mund të ketë efekte të dëmshme? Kjo nuk është aspak e sigurt. Mundohuni të përzieni kartat dhe natyrisht sigurohuni që ju të zgjidhni miq të përshtatshëm, të ndjeshëm dhe në gjendje për të kuptuar situatën. Sepse para të huajve shpesh reagimet janë më të qeta dhe me takt.

Jo, faleminderit!

Shmangni kërkimin e favoreve apo kërkimim të mbështetjes. Edhe pavarësia ekonomike ju ndihmon t’i mbani ata larg ndërhyrjes në punët e familjes suaj.

Shtëpi më vete

Të jetosh në distancë ndihmon. Nuk po themi për të ndryshuar qytetin, por thjesht të dini sesi të zgjidhni autonominë që ju duhet si një çift.

Loading...

Lini nje pergjigje