5 mënyra për të qenë pozitivë, gjatë gjithë kohës

0
917

1. Thuajini vetes, se sa e çmuar është jeta

Cilatdo qofshin rrethanat tuaja, ka gjithmonë diçka për të qenë mirënjohës. Edhe gjatë ditëve tuaja më të këqija, ka diçka pozitive që ndodh gjatë asaj dite të veçantë. Dhe devijimi i fokusit tuaj, pikërisht tek ajo variabël mund të bëjë që të mbeteni pozitivë, edhe pse nën presion. Jeta nuk është me të vërtetë pa probleme. Gjetja e zgjidhjeve ëstë pjesë e provës dhe duhet të respektohet. Kujtojini vetes se sa e mrekullueshme është të jesh gjallë, dhe të shihni bukurinë që ju rrethon. Nëse i thoni vetes se gjëra të mëdha do të ndodhin, pas një situate të keqe, ka ndodhur jus hfaqni një shenjë lidershipi. Ju jeni në vendin e shoferit në jetën tuaj dhe jeni ju që e zgjidhni destinacionin. Mos lejoni që një moment i përkohshëm të prishë mirëqenien tuaj të përgjithshëm.

2. Lehtësoni faktorët e stresit

Gjetja e gjërave që doni shumë t’i bëni mund t’ju largojë mendjen, nga ato që janë stresuese. Gjithësekush ka nevojë të përjetojë stres herë pas here, por mos e lini t’ju vërë përfund. Nëse ju jeni të vetëdijshëm për atë që ju bën të lumtur, vini pak kohë mënjanë dhe përqëndrohuni në atë aktivitet të veçantë, për të larguar mendjen nga gjëja që po ju mërzit. Kjo do t’ju japë një ndjenjë qartësie dhe do jua ripërtërijë shpirtin. Ripërtëritja e shpirtit është e rëndësishme, përshembull duke gjetur kohë në natyrë, për të bërë diçka që ju relakson. Stresi mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore. Ndryshimi i mentalitetit tuaj mund ta përmirësojë ose përkeqësojë situatën.

3. Duaje veten

Të jetosh mënyrën si lëviz, atë që bën, si flet, dhe si dukesh, është një lidhje e drejtpërdrejtë e përhapjes së energjisë pozitive në botë. Kjo është më e lehtë të thuhet se të bëhet, por nëse nuk pëlqeni një gjë tek vetja juaj, atëherë përpiquni ta ndryshoni. Jini të hapur ndaj kritikave nga njerëz të sinqertë, merrni këshillat e tyre, dhe përdorini si një mjet për t’u përmirësuar. Duhet të jeni të vetëdijshëm për çdo veprim që bëni, sepse një veprim i gabuar mund të dëmtojë një bërthamë solide të stabilitetit.

4. Kërkoni të vërtetën

Të gjithë do të kenë një mendim se kush jeni dhe çfarë bëni. Ata nuk do të ndryshojë atë që ju jeni, dhe nëntë herë nga dhjetë – perceptimit i njerëzve është i fabrikuar. Askush nuk është i pëlqyer nga të gjithë dhe le ta themi: po të ishte kështu, atëherë jeta do të ishte tejet e mërzitshme. Jini të sinqertë dhe vlerësoni integritetin. Mos besoni çdo gjë që dëgjoni, dhe kur bëni kërkime, sigurohuni që t’i bëni me faza. Gjetja e së vërtetës përmes këtyre shtresave të trasha të mashtrimit nuk është e lehtë. Por me motivimin e duhur, do të jeni në rrugën e saktë. Çdo njeri është injorant për diçka, por mos jini krenarë për injorancën tuaj. Përpiquni të mësoni më shumë rreth botës dhe të zbuloni më shumë për veten.

5. Eleminoni rutinat

Zakonet e mira janë gjëra që ju bëni çdo ditë, por e ndryshojnë radhën herë pas here. Nëse e ndiqni mekanikisht ditën tuaj, ju e bëni të mërzitshme. Ndryshoni ritmin herë pas here. Kjo do të hapë portat e vërshimit të mendimit të lirë. Duke analizuar ngjarjet dhe duke reflektuar mbi skenarët e rinj, ju luftoni mediokritetin e rutinës. Përqafojeni ndryshimin gëzojuni natyrës së bukur, e cila është esenca e jetës. /bota.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here