22- vjeçarja udhëton nëpër botë, foto me derra e balena

0
363

Natyra është e mrekulleshme! Njihuni me studenten 22-vjeçare, e cila udhëton në vendet me ekzotike të botës për të fotografuar krijesat më të veçanta të detit.

Studentja australiane është kthyer në hit në rrjetet sociale, pasi poston të gjitha udhëtimet e saj në të gjithë botën, duke përfshirë këtu notin me balena, peshkaqenë, madje edhe me derrat.

Sarah Kohan, nga Sidnej, ka kaluar vitet e fundit duke udhëtuar në disa nga vendet më ekzotike të globit si Ishujt Kuk, Bora Bora, Hawaii, Bahamas, Evropë dhe Amerikën e Jugut.

22-vjeçarja, e cila ka përfunduar kurset e këmbimit në Universitetin e Harvardit dhe në Universitetin Kolumbia, ka dokumentuar aventurat e saj më të pabesueshme, duke posuar foto në Instagram. Brenda pak muajsh ajo ka arritur që të ketë 245 mijë ndjekës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here