Turqit dokumentar për Skënderbeun. A po thonë të vërtetën ashtu siç ka qënë? (VIDEO)

0

Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte përfaqësuesi më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.

Historia mbetet histori, pasi vetë Turqit nuk e mohojnë se sa e lavdishme ishte kryengritja dhe rezistenca e princave të Arbrit ndaj pushtuesve osmanë. Pikërisht këtë e kanë shprehur në një film dokumentar, produksion turk në të cilin është trajtuar kjo çeshtje historike.

Në njërin nga episodet e dokumentarit, një vëmendje e madhe i kushtohet përpjekjeve të vazhdueshme të ushtrive otomane për të pushtuar tokën e udhëhequr nga prijësi i atëhershëm i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.

Rezistenca e ushtrive shqiptare, siç thuhet në këtë episod, fut në paranoja edhe vetë udhëheqësin e Perandorisë Osmane, Sulltan Mehmetin e II-të.

Në episodin e këtij dokumentari tregohet një ushtri e madhe, madje, më e fuqishmja e asaj kohe, e cila nuk po arrinte dot të mposhte një ushtri të vogël e të fortë, siç mund të ketë qenë ajo e përbërë nga luftëtarët e princave shqiptarë.

Ndërkohë, aty tregohet se si Sulltani diskuton me eprorët e ushtrisë, ku gjatë bisedës përmendën edhe se si shqiptarët, si populli më i vjetër, nuk i duan pushtuesitt dhe mbi të gjitha aty flitet se ata janë një popull luftëtar.

Lini nje pergjigje