Shkëlqimi dhe rënia e Shaqirit. Vjen njëtjetër lajm i keq

0

Lojtari shqiptar Xherdan Shaqiri nuk po shkëlqen më në Europë. Ai ka harruar të luajë për Stoke Cityn. Mësohet se do të mungoj edhe në ndeshjen ndaj Leicester Cityt
Besoni ose jo, Xherdan Shaqiri ndeshje e fundit për Stoke Cityn e kishte luajtur në janar, në barazimin ndaj Manchester Cityt 1:1.
Ylli i Zvicrës nuk do të jetë gati as për ndeshjen ndaj Leicester City, e cila luhet nga ora 16:00 në kuadër të xhiros së 29-të të Premierligës, shkruan Express.
Ylli kosovar, kishte sanuar lëndimin e pësuar në janar, por fatkeqësisht është lënduar sërish në fitoren e Zvicrës ndaj Letonisë, në kualifikimet për Botërorin ‘Rusia 2018’.
“Shaq është duke luftuar me pulpën e kombes përsëri për fat të keq”, ka deklaruar trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes, përcjell Express.
Hughes ka konfirmuar se lëndimi i Shaqirit është i njëjtë me lëndimet që kishte pësuar edhe në të kaluarën.
Ai shpreson se ish anëtari i Interit dhe Bayern Munichut së shpejti do ta kaloj këtë lëndim.

Loading...

Lini nje pergjigje