“Pse ma sheh gruan?”/ Kushëriri i gjuan me dru në kokë, vdes 43-vjeçari (Emri)

0
215

Një konflikt brenda familjes ka rezultuar me vdekjen e një personi në qytetin e Peshkopisë. Ngjarja ndodhi tre ditë më parë, kur 43-vjeçari Agron Tusha u godit me dru në kokë nga kushëriri i tij.

 

 

I plagosuri rëndë u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter.

Por fatkeqësisht, ditën e sotme ai ka ndërruar jetë. Mësohet se konflikti mes dy kushërinjve ndodhi për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë ku shtetasi H. Tusha u konfliktua me të afërmin e tij, Agron Tusha.

Sipas burimeve Agron Tusha po ecte në rrugë më gruan e tij kur u përball me kushëririn. Pasi e akuzoi se po i shihte gruan, 43-vjeçari tentoi ta godiste me thikë kushëririn e tij, por ky i fundit e goditi me dru në kokë për vetëmbrojtje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here