Pastruesja e një hoteli në Tiranë denoncon rojen: Bëmë seks, por tani…

0

Pastruesja e një hoteli në Tiranë nuk ka duruar më përndjekjen që i bënte roja, që punonte në të njetin hotel dhe e ka denoncuar në polici. Ceshtja ka përfunduar në gjyq dhe ky i fundit është dënuar 1 vit burg.

Loading...

 

 

Fillimisht roja kishte krijuar lidhje miqësie me pastruesen e hotelit dhe më pas kishin nisur lidhje. Por kjo lidhje duket se ishte kthyer në një fiksim për rojen, i cili e ndiqte ngado këtë grua, shkruan Shekulli.

Gjatë deklarimeve në gjykatë, pastruesja është shprehur se i dënuari F. Z., ishte kthyer në një shqetësim për të dhe familjen e saj, pasi e priste te pallati dhe e ndiqte ngado që shkonte.

Por roja i dënuar është shprehur në gjyq se me gruan në fjalë kishte bërë seks edhe pas denoncimeve që ishin bërë nga ajo në polici.

“Në asnjë moment nuk e kam përndjekur, pasi ka qenë dëshira e saj të lidhej me mua. Ne edhe pas kallëzimit në polici kemi kryer marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin”, ka thënë ai në gjykatë.

Loading...

Lini nje pergjigje