Mongolët: mjeshtërat e mashtrimit

0
536

Mongolët, duke luftuar nën Genghis Khanin dhe pasardhësit e tij përdornin gjerësisht marifete, si për shembull ta bënin të mendonte që ata përballeshin me një ushtri shumë më të madhe, nga sa ishte në të vërtetë. Forcat mongole përdornin disa variante të këtij marifeti.

1204: Natën përpara betejës së fundit për supremaci në stepa, Genghis Khani urdhëroi secilin prej ushtarëve të tij që të ndiznin pesë zjarre. Ai shpresonte që armiku, Naimanët, do të demoralizoheshin nga iluzioni i një ushtrie të tillë.

1220: Civilët e kapur në Bukhara u detyruan që të qëndronin përpara mureve të Samarkandës dhe të valëvisnin flamuj mongolë. Kjo bindi garrizonin e qytetit që mongolët ishin shumë më tepër në numër se sa ata, në një kohë që e kundërta ishte e vërtetë.

1221: Në Afganistan, një forcë mongolësh bënin kukulla dhe i vendosnin mbi kuajt rezervë. Edhe nëse armiku gënjehej, kjo gjithësesi nuk i ndihmoi luftëtarët e stepave në këtë rast: Mongolët (që në këtë rast nuk udhëhiqeshin nga Genghis Khani) u mposhtën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here