Klima, a është faktor që ndikon në formën e hundës sonë? Ja çfarë thonë hulumtimet

0
250

Një studim nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë në SHBA, përforcon idenë  se përshtatja me klimën ndikon në formën e hundës, dhe që do të ndryshojë në varësi të popullatave njerëzore. Ky kërkim është përforcuar qartë nga hulumtime të tjetra që kanë konstatur që pamja e hundës nuk ishte përcaktuar vetëm nga gjenetika.

Shkencëtarët studiuan shpërndarjet hapësinore të temperaturës dhe lagështisë dhe me ndihmën e imazhit 3D, matën  hundët e 476 vullnetarëve paraardhësit e të cilëve erdhën nga Azia Jugore, Azia Lindore, Afrika Perëndimore dhe nga Evropa.

Screenshot_1_copy.jpg

Një radiator natyral

Për të mbështetur hulumtimet e tyre shkencëtarët theksojnë se “një nga funksionet vitale të hundës është të ngroh ajrin e thithur për temperaturën e trupit dhe ngopur me avujt uji para se të arrijë traktet e ulëta respiratore”. Ajri i thithur në fakt arrin 90% të niveleve të temperaturës dhe lagështisë së nevojshme para se të arrijnë nasofarink. “Hunda ka mukoze dhe kapilar gjaku që ndihmojnë të ngrohë dhe lagështoj ajrin që ne thithim para se të arrijnë pjesët më të ndjeshme të traktit respirator. Kjo është e rëndësishme për shkak se kushtet e ftohta dhe të thata në brendësi të rrugëve të frymëmarrjes mund të çojnë në infeksione.Një rrezik që mund të përballen njerëzit që lanë Afrikën gjatë kolonizimit në vendet me klimë të ftohtë ” shpjegon Arslan Zaidi, nga Departamenti i Antropologjisë në Universitetin e Pensivanisë. Pasazhet e ngushta të hundës  rrisin kontaktin mes ajrit dhe indeve brenda hundës, duke trasportuar lagështi dhe ngrohtësi. Paraardhësit që jetojnë në vendet të cilët karakterizohen nga klimë e nxehtë dhe e lagësht kanë hundë më të gjerë se ata që jetojnë në vende të ftohta dhe të thata. “Ndoshta ka më tepër avantazhe të kesh hundë më të gjerë për të mbajtur ajrin e freskët dhe për të parandaluar mbinxehjen. Natyrisht, e gjithë kjo është spekulim bazuar në atë që ne dimë për dinamikën e rrjedhës së ajrit, funksionit i hundës dhe shpërndarjen hapësinore të gjerësisë së hundës në gjithë globin ” shton Arslan Zaidi.

Faktorë të tjerë që klima padyshim vihet në lojë për të shpjeguar këtë është: “Ne besojmë se bëhet fjalë për një shpjegim të thjeshtuar të një historie shumë komplekse të evolucionit, e cila mund të përfshijë gjithashtu edhe elemente të tjera të tilla si përzgjedhja seksuale”, specifikojnë shkencëtarët. Në fakt zgjedhja e partnerëve nga qytetërime të ndryshme ka bërë të mundur favorizimin disa tipareve të fytyrës.

Kujdesi

Hulumtuesit theksojnë rëndësinë e studimit të përshtatjes së njeriut për të kuptuar shkaqet dhe faktorët e sëmundjeve. Ata flasin për kërkimet mbi shpërndarjen gjeografike dhe pigmentin e lëkurës që jep të dhëna për rrezikun e mangësisë së vitaminës D dhe kancerit të lëkurës. “Këto rreziqe janë një pasojë e drejtpërdrejtë e historisë sonë së evolucionit. Lëkura e errët është evoluar për të na mbrojtur nga mbi ekspozimi i rrezeve ultravjollcë (UV), dhe lëkura më e çelët na lejon thithjen e rrezeve UV në mënyrë që ne të mund të përthithim më shumë vitaminën D “, specifikon précise Arslan Zaidi.

Pra, asgjë nuk do të pengojë punët e mëtejshme për formën dhe zgavrën e hundës, mund të nxjerrë në pah një ekspozim më të madh ndaj sëmundjeve të caktuara të frymëmarrjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here