Trotuaret që kërkojnë investime, por kurrë nuk i gjejnë

0

Trotuaret në Tiranë shpesh kanë shumë probleme nga më të ndryshmet.  Në çdo trotuar që kalon shikon që do të këtë një mangësi. Gropa, trotuare të ngushtë, dhe të prishur janë pamjet më të shpeshta në trotuare.  Investimet kanë kohë që janë kryer, por mirëmbajtja është një gjë që nuk ekziston në Shqipëri.  Në trotuarin në rrugën “4 dëshmorët”, gropat janë të pranishme dhe janë një rrezik për banorët që kalojnë aty çdo ditë.

Bashkia e cila merret me mirëmbajtjen e trotuareve, nuk është kujdesur për ta rregulluar këtë problem, edhe pse është shumë shqetësues. Trotuarët kanë edhe puseta për kalimin e kabujve elektrikë, por kapakët e pusetave nuk janë më aty sepse janë thyer. Kjo pusetë ka disa ditë që qëndron e hapur, por investimi nuk duket në horizont. Aty kalojnë fëmijë të vegjël, nënë me karroca me bebe, njerëz me aftësi ndryshe dhe të moshuar të cilët janë më të rrezikuar nga të gjithë të tjerët. Madhësia e gropës është shumë e madhe dhe rreziku është i përhershëm. Ditët kalojnë, por problemi ngelet i njëjtë pasi askush nuk interesohet që të riparoj këtë pjesë të trotuarit.

Fondi që duhet për të rregulluar këtë gropë është shumë i vogël pasi vetëm pak rërë dhe çimento nevojitet, por përsëri nuk është rregulluar. Çdo kush që kalon aty ankohet, por askush nuk e dëgjon. Shumë nëna më fëmijë të vegjël që lëviznin me karroca detyrohen që të kalojnë në rrugë për të shmangur këtë pengesë. Autoritet duhet që të marrin masa edhe pse dëmtimi është i vogël, përsëri shqetësimi mbetet i madh.

Lini nje pergjigje