Tabela/ Bashkia e Tiranës rrit pagat për punonjësit në prag të zgjedhjeve

0
371

Në prag të fushatës elektorale, Bashkia e Tiranës ka vendosur të rrisë pagat për punonjësit e saj. Vendimi pritet të merret më datë 5 prill, në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të Tiranës.

 

Pas rritjes së pagave në nivel qendror, me vendimin e qeverisë së datës 2 mars, edhe njësitë bashkiake kanë të drejtë të caktojnë kufijtë e pagave për funksionarët e saj, thuhet në relacionin e drejtorisë Ekonomike.

Përveç kryetarit dhe n/kryetarëve që janë vetëpërjashtuar nga shtesa mbi pagë, të gjithë funksionarët dhe nëpunësit civilë në Bashkinë e Tiranës do të paguhen 10% më shumë.

Ndërkaq, strukturat e Policisë Bashkiake do të përfitojnë shtesë page prej 15%.  Me vendimin e ri, 24 administratorët e njësive bashkiake do të përfitojnë një shtesë prej 10%, duke marrë një pagë që shkon minimalisht 60 mijë për njësitë me më pak se 5 mijë banorë e 115 mijë lekë/ muaj për administratorin e njësive që i kalojnë 50 mijë banorët.

Në të njëjtin nivel shkon masa e rritjes edhe për përgjegjësit e sektorëve, të zyrave e specialistët. Një rritje jo e vogël është vendosur edhe për drejtoritë e punëtorëve të qytetit 1, 2 dhe 3, pagat e të cilëve variojnë nga 30 mijë për pastruesit e deri në 115 mijë për drejtuesit.

*Tabelat e publikuara nga gazeta “Panorama”.

pagat-e-reja1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here