Rehatia në urbanët e Tiranës, tani përdoren edhe për të relaksuar këmbët

0
251

Problemet në urbanët e Tiranës janë të shumta, por përsëri ato nuk rregullohen. Cilësia e një udhëtimi  është  shumë e ulët dhe nuk justifikon çmimin e biletës, e cila mendohet  se do të rritet përsëri. Por ka nga ata njerëz të culet janë të kënaqur me këtë cilësi, pasi udhëtimin e përdorin edhe për gjera të tjera.

Dikush për të dëgjuar muzikë, dikush për parë qytetin. Por ka nga ata që e përdorin dhe si qendër masazhi. Një grua e moshuar pas  një rruge të gjatë në këmbë, kishte zgjedhur që të lëvizte me urban. Lodhja ishte aq e madhe sa i dhembnin këmbët. Por për të shfrytëzuar në maksimum biletën ajo e përdori urbanin edhe si një qendër masazhi pasi hoqi këpucët e saj dhe qetësoi pak këmbët.

Masazhatore nuk kishte por ajo edhe këtë funksion e kreu vet. Edhe pse shqetësoi të tjerët, përsëri ajo tregoi që urbani mund të përdoret, për shumë gjëra të tjera përveç udhëtimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here