Programi i LSI/ Meta: Ligji aktual i arsimit nuk arriti atë që pritej, duhet program konkret dhe i unifikuar

0
184

Kryetari i LSI Ilir Meta ditën e sotme gjatë prezantimit të programit të LSI për arsimin ka hedhur sërish “thumba” në drejtim të qeverisë Rama dhe ministres Nikolla për Reformën në Arsim.

Sipas kreut të LSI, Reforma për Arsimin e Lartë nuk ka qënë e duhura dhe ka dëmtuar dijet e të rinjve.

Meta shtoi se një ndër pikat e dobëta të qeverisjes 4 vjeçare është arsimi pasi nuk është arritur të plotësohen kushtet e duhura.

“Po e nis me ligjin për arsimin e lartë i cili besohej se ishte një ligj me qëllime pozitive dhe i dha një goditje serioze atij arsimi fiktiv të lartë i cili cenonte cilësinë e dijeve por edhe besimin e të rinjve tek vlera e diplomës së tyre por njëkohësisht ne jemi të ndërgjegjshëm që nuk kemi arritur atë sukses që është pritur dhe kërkuar.

Kjo ka ndodhur mendoj për arsye se edhe kur i bëjmë ligjet e mira ende vazhdojmë të çalojmë në zbatimin e tyre. Pra, që tek aktet nënligjore, tek bashkëpunimi në zbatim të grupeve të interesit e me radhë. LSI e ka ngritur këtë shqetësim edhe gjatë debateve për arsimin e lartë, edhe para miratimi dhe kur është miratuar në kuvend”,-deklaroi Meta.

Rikujtojmë që ky zë kritik për arsimin, prej disa ditësh qarkullon në kampin e koaliconit PS-LSI ku vetë bashkëshortja e Metës, deputetja e LSI, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të forta ndaj ligjit për Arsimin e Lartë dhe ndaj ministres Nikolla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here