‘Nuk pranojmë qeveri teknike kukull: Do bëhet Dekriminalizimi para zgjedhjeve me ndihmën e Europolit

0
232

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka dërguar sot një mesazh kryeministrit Edi Rama nga çadra e protestës se nuk do të pranojë asnjë qeveri teknike kukull të çastit të fundit, por një qeveri që para zgjedhjeve do të zbatojë deri në një ligjin e Dekriminalizimit. “Çdo kriminel do të largohet nga funksionet publike para se në këtë vend të ketë zgjedhje të përgjithshme, – tha Basha dhe solli në vëmendje marrëveshjen që ka bërë së fundmi me Rob Wainright, drejtorin e Europolit, për të verifikuar shenjat e gishtave të zyrtarëve të inkriminuar si dhe për të gjurmuar pauritë e tyre të fshehura.

NGA FJALA E BASHES:

Sot, i sapokthyer nga Malta dhe pasi kam dëgjuar broçkullat e mediave qeveritare që flasin siç u do prapanica – jo e tyrja, por e tij, se nuk ua mban të thonë jo –  dua t’u them se nuk ka asnjë shans, zero shans, që ne të pranojmë një qeveri teknike kukull, sepse në këtë betejë nuk jemi për fatin e partisë sonë, por për fatin e të gjithë shqiptarëve të ndershëm.

Ne nuk do të pranojmë një qeveri teknike Pazar në çastin e fundit për t’u hedhur hi syve shqiptarëve. Ajo është beteja pa të cilën nuk kthehemi pa fitore nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Kjo do të thotë zbatim deri në një të ligjit të dekriminalizimit. Pata një takim të veçantë me Rob Ëainright, drejtor i Europolit, agjencisë të Bashkimit Europian për luftën kundër krimit me të cilin kam biseduar kur isha ministër i brendshëm me të cilin kam rënë akord për të verifikuar shenjat e gishtave të zyrtarëve dhe politikanëve kriminelë. Ndaj iu them se iu gënjen mendja: ky nuk ëhstë teatër, nuk është shfaqeje, ëhstë luftë dhëmb për dhëmb, luftë për jetë a vdekje për Shqipërinë euroatlantike me Shqipërinë e bërë zap nga krimi.

Çdo kriminel do të largohet nga funksionet publike para se në këtë vend të ketë zgjedhje të përgjithshme.

Prandaj, me Rosh e me Bush, të gjithë sa jeni, nuk keni parë asgjë akoma.

Shefave tuaj po jua dhe lajmin tjetër. E kanë marrë me shkrim mbrëmë: ose s’kanë fjetur ose kanë shtuar dozën!

Çështja tjetër që kam diskutuar është se nuk do të paguajmë me miliona euro, kompani që të gjurmojnë paratë e vjedhura apo paratë e drogës, por do ta bëjmë me Europolin.

Peshq të mëdhenj apo të vegjël, bëhuni gati se paratë që u keni vjedhur shqiptarëve do t’I dorëzoni deri më një!

ka pritur sot pedagogët në çadrën e protestës së opozitës para kryeministrisë dhe ka nisur bashkëbisedimin me ta.

“Meritokracia, në themel të Republikës së Re. Bashkëbisedim me pedagogë në Sheshin e Lirisë,” njofton Basha duke publikuar videon direkte të takimit, ku ai është duke dëgjuar së pari pikëpamjet e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here