Medalja e “Legjionit të nderit”, Edi Rama, Manuel Noriega…

1
635

Dekorimi i Kryeministrit Edi Rama ishte një lajm që nuk kaloi pa vëmendje në vendin tone, ku nuk munguan arsyetimet e ndryshme për dhënien e kësaj medaljeje. Por ishte vetë  Kryeministri francez që në ceremoninë e dhënies së medaljes, ‘Komandant i legjionit të nderit’, që dha arsyet pse kjo medalje iu dha kryeministrit shqiptar.

Kryeministri francez Bernard Cazeneuve foli fillimisht për 3 lapsat e përdorur nga Rama në ceremoninë e homozheve pas sulmit terrorrist në redaksinë e ‘Charlie Hebdo’. “Çdokujt këtu i kujtohet prania juaj, gjatë manifestimit të 11 janarit 2015, në krah të popullit francez, duke valëvitur, në homazh të karikaturistëve të vrarë disa ditë më parë të “Charlie Hebdo-së”, lapsat tuaj me ngjyrën blu, të bardhë e të kuqe. Përmes këtij simboli, ju shprehnit, si prirjen tuaj të dyfishtë prej artisti dhe politikani të angazhuar, ashtu edhe marrëdhënien vetjake që ju lidh me vendin, me gjuhën dhe me kulturën tonë,”-ka thënë Cazeneuve.

Kryeministri francez ka folur dhe për vizatimet në muret e brendshme të kryeministrisë sonë nga Rama. “Dhe po më tregojnë se, kur u bëtë Kryeministër disa vjet më vonë, ju keni ristrukturuar Sallën e Hartave në selinë e qeverisë suaj, duke stolisur me katërkëndësha të kuq të mrekullueshmet harta të lashta të Shqipërisë dhe armurat e drunjta italiane të paraluftës, duke i dhënë kështu atij salloni një penelatë moderniteti.”-ka thënë Cazeneuve.

Franca është mirënjohëse ndaj Ramës dhe për bashkëpunimin për projektin TAP. “Ju jeni një mik i madh i Francës. I bindur për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, ju keni mbështetur gjithmonë projektet ekonomike dhe kulturore që kanë kontribuar në këtë afrim. E di që tashmë ato janë të shumta, duke filluar me Trans-Adriatic Pipeline, këtë projekt madhor infrastrukture, realizimi i të cilit iu besua vitin e shkuar një sipërmarrjeje franceze,”- ka thënë Kryeministri francez gjatë dhënies së medaljes.

Ja disa nga diktatorët dhe njerëzit e “errët” që kanë marrë medaljen “Legjionar i Nderit”

“Legjioni i Nderit” është dekorata më e lartë që jepet në Francë. Ajo është krijuar nga Napoleon Bonaparti në maj të viti 1802 dhe për herë të parë është dhënë në 15 qershor të 1804-ës.

Medalja jepet për trimëri në veprimet ushtarake ose për shërbim ushtarak 20-vjeçar të dalluar, por edhe në rastet e civilëve, kur puna e tyre rrit reputacionin e Francës përmes studimeve, arteve, shkencave, politikës etj. Por kjo medalje jo pak herë i është dhënë edhe mjaft njerëzve të errët të historisë. Më poshtë po rëndisim disa nga këta:

Benito Musolini- diktator

Manuel Noriega- i burgosur ne USA, për pastrimin e parave të drogës

Nikolae Causesku- diktator

Bashar El Assad -diktator

Zine El-Abedine Ben Ali- diktator

Maurice Papon- ish zyrtar i lartë që deportoi me mijëra hebrenj ne Aushvic

Daniel Nortega –narkodiktator

Pak histori….edhe Manuel Noriega ka marrë medaljen e “Legjionit të Nderit”

Në listën e personave të dekoruar nga Franca më medaljen e lartë “Komandant i Legjionit të Nderit”, ka personalitete të artit, por edhe figura të njohura të politikës ndërkombëtare. Një prej tyre është dhe Manuel Antonio Noriega, President i Panamasë nga viti 1983 deri në vitin 1989. Noriega njihet si dhe një nga të politikanët që u burgos nga SHBA për shkak të trafikut të drogës nga Panamaja në Amerikë gjatë viteve të qeverisjes së tij. Pas burgosjes së tij nga SHBA, në Francë pati jo pak debate lidhur me titullin. Ja çfarë shkrua agjencia e njohur e Lajmeve franceze AFP lidhur me këtë dekoratë: “Noriega ka qenë një komandant i Legjionit të Nderit që nga 22 janar 1987, kur ai u nderua me titullin nga Zhak Shirak, atëherë kryeministër, gjatë një vizite shtetërore në Paris, një zëdhënës i rendit tha. Zëdhënësi tha se nderimi – Dallimi më i lartë francez – i është dhënë si pjesë normale e “marrëdhënieve diplomatike” midis krerëve të shtetit. Noriega 73-vjeçari ende mban atë, titull pavarësisht dënimit të tij nga një gjykatë franceze në vitin 1999 për akuzën e pastrimit të parave. Noriega pas mbarimit te dënimit ne USA pritet te ekstradohet ne France per te kryer denimin e gjykata  me 10 vite denim per pastrim parash. Por do te vazhdoj ta mbaj titullin me te larte francez”.

Çfarë tha Rama pasi mori titullin

“I prekur thellë nga nderimi i Presidentit të Republikës Franceze, që më akordoi titullin e lartë të Komandantit të Legjionit të Nderit! Ky është një titull që i’a kushtoj Shqipërisë; gruas, nënës, fëmijëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e mbështetësve, të njohur e të panjohur, brenda a jashtë vendit. Vetëm besimi e mbështetja e tyre, më kanë mundësuar të bëj çfarë kam mundur, në gjithë këto vite përpjekjesh të pandërprera për të ndryshuar Tiranën, bërë Shqipërinë shtet me dinjitet dhe përmirësuar jetën e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Urdherin ta gezosh, vertet e meriton, por ato si gjethe dafine, te medalja, mos jane dege kanabisi ?

    Do te qe eksperience e madhe per presidentin Hollande, me rastin e perfundimit te mandatit te tij, te specializohet ne kanabis !

    Kryeministri jone eshte mjeshter per maredheniet nderkombetare, politikan i lindur, artist per diskutime dhe sperdredhje kombetare, me qeverine e tij kanabisin e qan fare ! !

    Enderro Zoti Rama, enderrat realizohen dhe behen realitet me aromen e kanabisit!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here