Kandidatët e Vettingut, reagon Bylykbashi: Çdo veprim është antikushtetues

0
294

PD ka kundërshtuar sot vijimin në mënyrë antiligjore të procesit të përzgjedhjes së komisonerëve të vettingut pasi kishte dështuar më parë sigurimi i një numri të mjaftueshëm të konkurrentëve që plotësonin kriteret.

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi që bashkëdrejtoi edhe komisionin për reformën në drejtësi tha se para pak javësh, vetem 21 aplikante na i plotësonin kriteret për 27 poste dhe procesi u mbyll me dështim spektakolar.

“Por ja, me pak vullnet politik, Avokati fiks i katërfishoi aplikantët. Edhe orizi për pilaf nuk shton kaq. U dha kohë bashkë me qeverinë, i ndihmuan të plotësojnë dosjet dhe u krye kjo pune”, komenton ai pasi ONM tha se procesi i parë u mbyll me sukses.

“E shihni, tashme ka më shumë se 3 kandidatë për secilin nga 27 postet e “vitingut”. Siç thoshte Lenini i madh “Where there is the will, there is a way!” Apo në dialekt vitingshe, boll të kesh dëshire se gjendet zgjidhja.

U fut lista ne “Ofiçinë e Riparimit të Mjeteve të Ndërtimit” dhe u gjet një zgjidhje. Rikualifikojmë ata që dështuan sipas ligjit. Nuk e lejon kushtetuta dhe ligji i vitingut, po pse, këto do i pengonin Ramën e të tijtë që të kapin drejtësinë? Ku i dihet, humbasin zgjedhjet dhe u duhen çunat dhe gocat!”, ironizon Bylykbashi procesin që kaloi përmes ngecjesh ligjore.

“Tashmë, pas kësaj palaçiate ku pa ligj sajohen procedura dhe afate, imagjinoni se çdo të ndodhë në këtë vend për gjëra të tjera. Psh. sajojmë procedura për te kopsitur zgjedhjet pa opozitën, madje kontrollin e dekriminalizimit ta kalojmë me vendim te Kuvendit tek Avokati që të mos kemi probleme me kandidatët se helbete KQZ nuk e bën si duhet se nuk janë të gjithë të qeverisë e dalin lakrat!

Ta themi troç: vendimi i Kuvendit që sajoi procedura dhe afate është pa asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore. Po kështu janë të gjitha veprimet e Avokatit të Popullit. Për rrjedhojë edhe produkti nuk i shpëton dot këtij fati! Legjitimitet zero!”, përfundon komenti i Bylykbashkit.

Avokati i Popullit që u përfshi në këtë procedurë të paligjshme u përzgjodh në selinë e PS, ku kryetar komisioni ishte vetë lideri Rama dhe midis të gjitha platformave të konkurrentëve për avokat, e tija rezultoi me bindësja, kujton deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here