Tahiri sulmon LSI, reagon Rama: Kur ishte ministër, nuk e donte ushtrinë në luftën ndaj kanabisit

0
266

Përplasjet në koalicionin qeveritar janë bërë akoma më të thella, kur ish – ministri i Brendshëm Saimir Tahiri  ka reaguar ditën e sotme në Facebook pas deklaratave se LSI nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e Kavajës, sepse pa opozitën këto zgjedhje janë farsë.

Në reagimin e tij, kreu i PS – së në Tiranë e cilëson qëndrimin e aleatit të  tij, si sulm ndaj Partisë Socialiste dhe shkelje syri ndaj demokratëve. Tahiri theksoi se deklaratat publike të LSI janë destruktive dhe nuk ndihmojnë askënd. Një ditë më parë ish -ministri deklaroi se me apo pa LSI në zgjedhjet e 7 majit dhe ato të 18 qershorit PS do të marrë pjesë, madje shprehu  sigurinë se PS do ti fitojë ato.

Ndërkohë menjëherë pas deklaratës  së Tahirit ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama, i ka dhënë përgjigje Tahirit, i cili vetëm pak më parë deklaroi se LSI-ja po i shkel syrin PD-së. Ai i ka përmendur Saimir Tahirit, çështjen e shumë përfolur të kanabisit si dhe tha se ai kur ishte ministër nuk e donte ushtrinë për të luftuar kanabisin, por dje zv/kryeministri e pranoi se do të përdoret edhe ushtria.

“Pluralizmi është i bukur se ka qëndrime të ndryshme, secili shprehet si të dojë. Ne nuk mendojmë njësoj, as si PD dhe as si Saimiri. Saimiri përpara 6 muajsh tha se nuk është e nevojshme nxjerrja e ushtrisë për kanabisin. Por Qeveria reflektoi dhe vendosi për përfshirjen e ushtrisë në luftën për kanabisin”, tha Luan Rama.

Sa i përket reflektimit të Spartak Brahos, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim pohoi: “LSI distancohet nga kjo çështje. Është një reflektim tërësisht i vonuar, tërësisht i tij, individuale. Ne çmojmë rolin e çdo force politike në vend.

Braho nuk meriton të diskutohet shumë. Prioritare për ne është çështja e zgjedhjeve në vend, që të jenë sa më korrekte, standarde për kushtet, për t’u bërë zgjedhje sa më korrekte”.

Po ashtu Luan Rama nuk i shpëtoi dhe pyetjes së gazetarëve për 1 prillin, ndërsa ai u tregua i rezervuar duke shtuar se: ‘Të vijë njëherë një prilli dhe pastaj ta shohim’.

 

Reagimi i plotë i  Tahirit

Pertej te gjithe debateve te brendshme apo goditjeve tendencioze ne publik, LSI ka mbeshtetur reformat dhe ka bashkepunuar me PS pa shkelur asnjehere marreveshjen me 1 milion votuesit tane.

Por nuk mund te mos them sot, si udheheqes politik i Partise Socialiste per qarkun e Tiranes, se prononcimet publike per mospjesemarrje ne zgjedhjet e Kavajes apo per vete procesin zgjedhor ne Kavaje qe na qenka, sipas LSI, farse pa opoziten, jane destruktive dhe nuk ndihmojne askend. Aq me pak kthimin e opozites ne normalitetin demokratik.

Sipas LSI ne duhet te anullojme zgjedhjet ne Kavaje meqe nuk behen ne cader?

Duhet te deklarojme edhe ne, Partia Socialiste, mospjesemarrjen meqe edhe LSI mendoka si PD?

Apo mos duhet te ndjehemi ne fajtore per “farsen” imagjinare te pjesemarrjes, nderkohe qe farsa reale eshte mospjesemarrja?

Ka nje tjeter pyetje te thjeshte: Ku nuk merr pjese LSI? Sepse kandidaturen e Kavajes ne marreveshjen e koalicionit, e propozon PS ashtu sikunder po PS propozoi kandidaturen per Dibren dhe LSI i takonte te propozonte kandidaturen per Kolonjen.

Ne Kolonje ishte LSI qe na e kaloi ne te drejten e propozimit per arsyet e saj, po ne kurre nuk do thoshim nuk marrim pjese ne zgjedhje atje, nese LSI do vendoste kandidaturen qe i takonte. Perkundrazi do merrnim aktivisht pjese ne mbeshtetje te kandidatures se saj.

Ndaj LSI le te thote me mire qe nuk deshiron te merret me fushaten e Kavajes dhe kjo mund te jete e mirekuptueshme. Por keshtu nuk shkon, sepse jo vetem nuk vriten dy zogj me nje gur ne kete rast, por po sulmohet PS duke i shkelur syrin PD!

Nejse, ne u mesuam me kete standard te cuditshem ku nje partner ne koalicionin, punon si qeveri dhe polemizon si opozite!

Per ne s’ka asnje dileme. Ne po qeverisim, edhe ne koalicion me LSI, per te reformuar rrenjesisht Shqiperine. Jemi te vetedijshem se kostot e reformave apo mangesite e qeverisjes, edhe ne sektoret ku drejtojne koleget e LSI, jo vetem s’i ndajne me ne, po mesa duket duan t’i kthejne ne fature elektorale kunder PS.

Kjo nuk na pengon te bejme shtet e reformojme Shqiperine, edhe duke qendruar ne koalicion me LSI, deri kur LSI te zgjedhe ne deshiron te njejten gje apo jo.

Po nga ana tjeter, me apo pa LSI, ne do respektojme te drejten sovrane te popullit shqiptar per te zgjedhur oferten me te mire. Ne Kavaje ne 7 maj dhe ne mbare Shqiperine ne 18 qershor.

PS eshte padiskutim oferta me e mire per #shqiperineqeduam

Ndaj edhe sikur vetem fare pa asnje parti tjeter, ne do hyjme ne zgjedhje e do fitojme.

E nese te gjithe te tjeret do cmenden te mendojne se vlejne me shume se populli sovran, do jemi edhe me shume krenare per dallimin tone me ta.

Mbase s’jemi me te miret, po me te mire nuk kemi pare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here