Ristani: Ka filluar të lëvizi teli në Amerikë, do bien të gjitha bastionet e krimit kudo që janë

0
175

Sekretari  i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani deklaroi nga çadra e protestës që kryeministri Rama e vuri vendin nën thundrën e krimit, prandaj opozita po kërkon prej kohësh largimin e  tij. Edhe përse theksoi se nuk dihet sesa kohë do zgjasë lëvizja popullore e opozitës që vazhdon prej 40 ditësh, Ristani u shpreh se partnerët ndërkombëtarë kanë filluar të lëvizin.

“ Kjo është çadra e të vërtetës. Është e vërtetë që kjo çadër ka lindur pas demonstrimit  të 18 shkurtit. Jemi sot mbi 40 ditë, asnjë protestë nuk ka zgjatur kaq shumë, 24 orë në ditë, me njerëz që janë këtu për t’iu përgjigjur thirrjes së PD për të larguar Edi Ramën dhe për të bërë më të mirë këtë vend. Qëllimi ynë është ti japin vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ramin e vuri vendin nën thundrën e një bande kriminale në pushtet .Me drogë me kriminalitet, si mund të këtë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Se di sa kohë do na duhet për të vazhduar me këtë lëvizje, por mund t’ju them se gjërat kanë filluar të lëvizin, partnerët tanë ndërkombëtarë kanë filluar të lëvizin. Ka filluar të lëvizin teli në Amerikë dhe do bien të gjitha bastionet e krimit kudo që janë,” – deklaroi sekretari i Përgjithshëm i PD- së.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here