Ndodh në kampionatin shqiptar/ Arbitri u mohon 3 gola dhe feston me kundërshtarët

0
foto ilustruese

Ndoshta nuk është më çudi që kampionati shqiptar të prodhojë të papritura dhe situata nga më komiket.

Loading...

Ndërsa në Superligë janë të shumta debatet rreth gjykimit të ndeshjeve dhe shpeshherë janë bërë padrejtësi sipas moviolës, merret më mend se ç’mund të ndodhë në kampionatet e moshave.

Kemi parë lojtarë që ndërrohen në natyrë, luajnë në një fushë të mbuluar me baltë, pa uniforma, shoferë autobuzash që kthehen në ‘gjykues’ ndeshjesh. Të gjitha këto në kampionatin e moshave të U-17, aty ku vëmendja e federatës pothuajse është zero.

Rasti më i fundit është në takimin ndërmjet Dinamo U-17 dhe Partizani U-17, ndeshje e cila ka përfunduar në favor të dinamovitëve me rezultatin 5-1. Edhe pse është një kategori në nivele amatorizmi, arbitri i takimit ka marrë qendrën e vëmendjes, shkruan BalkanWeb.

Tre gola i janë anuluar ekipit të kuq ndërsa po kaq i janë akorduar dinamovitëve, të gjitha janë raste të dyshimta. Skandali nuk ndalet këtu pasi neglizhenca e organit më të lartë organizativ të futbollit në Shqipëri, FSHF-ja, bën që në fund arbitri të ‘festojë’ fitoren e Dinamos, duke pozuar së bashku me lojtarët.

Ndërkohë që Akademia duhet të jetë e ardhmja e futbollit në vend, kjo duket se është ende lag dhe veç një ëndërr.

Loading...

Lini nje pergjigje