Ju del gjumi në të njëjtën orë gjatë natës? Ja çfarë do të thotë

0

Sigurisht ju ka ndodhur që të zgjoheni në mes të natës dhe të mos mund të ktheheni përsëri në gjumë, studiuesit kanë arritur në disa përfundime interesante në lidhje me këtë temë.

Loading...

Ka sisteme të brendshme dhe orë të natyrshme për njerëzit që i ndihmojnë ata të kontrollojnë funksionet trupore pasi qenia jonë shpirtërore dhe ajo fizike janë të lidhura ngushtë.

Metodat tradicionale të mjekësisë kineze i kushtojnë vëmendje vendosjes së energjisë në pjesë të ndryshme trupore në kohë të ndryshme brenda 24 orësh.

Nëse ju zgjoheni çdo natë në të njejtën kohë kjo do të thotë se energjia juaj trupore është bllokuar ose është duke funksionuar keq dhe kjo prish ekuilibrin dhe cilkin nepërmjet të cilit organet marrin energjinë e nevojshme.

Këtu është një listë e kohës dhe të organeve të cilat janë të lidhura me atë kohë që në fakt na dërgojnë mesazhe mjaft të rëndësishme qofshin ato emocionale e shpirtërore ose të shëndetit fizik:

Në mes orës 23:00 dhe 1:00:

Kjo ndodh në të shumtën e rasteve për shkak të pakënaqësisë së përjetuar gjatë ditës. Në këtë rast energjia është shumë aktive duke menduar të akumulohet mjaftueshëm dhe të jetë e gatshme që ditën tjetër të jeni gati të përballeni me sfidat dhe të jenë më i lumtur.

Në mes orës 1:00 dhe 3:00 të mëngjesit:

Kjo është një kohë vendimtare për detoksifikimin dhe rinovimin e proceseve trupore ku bëhet lirimi i toksinave dhe freskimi i gjakut.

Përveç procesit fizik, zgjimi gjatë kësaj kohe është normalisht tregues i zemërimit, frustrimit dhe emocioneve negative në tërësi.

Në mes orës 3:00 dhe 5:00 të mëngjesit:

Kjo është koha kur mushkëritë tuaja janë në punë duke e mbushur gjithë trupin me oksigjen në masë të madhe andaj duhet të siguroheni që dhoma të jetë e ngrohtë për të ndihmuar lehtësimin e funksioneve trupore. Në qoftë se zgjoheni gjatë kësaj kohe duhet të provoni ushtrimet e frymëmarrjes.

Në mes orës 5:00 dhe 7:00 të mëngjesit: 

Të gjitha toksinat tani më janë duke u liruar nga sistemi. Zorra është shumë aktive gjatë kësaj kohe, andaj një dietë e varfër mund të ndikojë që të zgjoheni në këtë orë.

Loading...

Lini nje pergjigje