Hiqni dorë nga kruajtset e veshëve, ja metoda natyrale

0

Dylli vepron si lubrifikues natyral për veshin dhe kanalin e veshit. Por, shpeshherë akumulohet në sasi të mëdha, sasi të cilat shkaktojnë mungesë komforti, irritim, marramendje, probleme me dëgjim etj. Pra, kjo është koha kur duhet t’i pastroni veshët dhe ta largoni dyllin e tepërt.

Loading...

Por, për ta bërë këtë, duhet shumë kujdes. Heqja e dyllit me shkopinj pambuku mund ta dëmtojë veshin më shumë sesa e bën mirë. Prandaj, është mirë që heqjen e dyllit të tepërt nga veshi ta bëni përmes metodave më të lehta natyrale, shkruan noa.al.

Përbërësit:

Një lugë gjelle kripë në një gjysmë gote ujë (100 ml).

Ajo çfarë duhet të bëni është ta hidhni kripën në gotën e mbushur me ujë dhe ta futni në të një copë pambuku. Pastaj, pambukun e afroni afër veshit dhe shtrydhni disa pika në vesh. Pasi lëngu të penetroj në kanalin e veshit dhe ta zbutë dyllin, përdorni një letër higjienike për ta hequr dyllin.

Loading...