Ende ‘single’?! Kjo është arsyeja e vërtetën që si keni kushtuar rëndësi

0

 A jeni single? A po e keni të vështirë për t’u lidhur me dikë dhe për të rënë në dashuri? Ekspertët kanë treguar arsyet pse mund të jeni duke e pasur të vështirë për ta gjetur dashurinë.

Loading...

Ekspertët më të mirë të marrëdhënieve kanë dhënë mendimet e tyre rreth asaj pse disa njerëz janë ende beqarë, shkruan Express. Prej të preferosh një lloj të veçantë e deri tek të jesh zgjedhës i madh, ekspertët kanë treguar të gjitha arsyet pse jeni duke e pasur të vështirë gjetjen e dashurisë.

Rrjetet sociale

David Vermeulen, themelues i “The Inner Circle”, thotë se rrjetet sociale mund të jenë arsyeja pse jeni ende single. Publikimi i statuseve dhe pikëpamjeve tuaja të ndryshme për jetën mund të eliminojë ‘partnerët’ tuaj potencial, që do të thotë se ndoshta kurrë nuk do ta takoni njeriun e ëndrrave tuaja, sugjeron ai.

Ai paralajmëron gjithashtu edhe mos publikimin e statuseve negative, të tilla si “jeta ime është si një vrimë e zezë, jeta ime është e keqe”, etj.

Sjellja juaj

Jack Knowles, themelues i aplikacionit Temptr, thotë se shumë njerëz beqarë kanë një sjellje të çuditshme kur ia shpjegojnë miqve ose familjarëve arsyen pse nuk e kanë gjetur ende personin e duhur.

Zgjedhni shumë

Lucy Jones, eksperte e marrëdhënieve, thotë se interneti i ka fajet pse jeni bërë shumë zgjedhës. Ajo tha: “Para ardhjes së takimeve përmes internetit dhe rrjeteve sociale, njerëzit kishin pak partnerë potencial. Ju ose keni përfunduar në marrëdhënie me një mik të ndonjë miku, një koleg, ose dikë që e keni takuar në kafe. Sa partnerë potencial i keni tani? Qindra sosh!”.

“Ju tani filloni të flisni me një djalë online, mendoni t’i çoni gjërat më tutje dhe të takoheni. Ai duket i mirë e krejt, por keni kaq shumë profile të tjera të djemve të tjerë që ju duken gjithashtu të mirë, si ia bëni? Ju mund të keni qasje në dhjetëra ose qindra partnerë potencial tani, por do t’ju duhet një jetë e tërë derisa të vendosni me njërin”, thotë ajo.

Ajo rekomandon të ndryshoni qasje, duke u fokusuar në atë që mendoni se do t’ju bëjë të kënaqur sot.

 

 

Loading...

Lini nje pergjigje