E keni vënë re lypësen me sy jeshile në Tiranë? Dje asaj i ndodhi diçka e papritur

0

Historia e mëposhtme është e rrëfyer nga një mësuese nga Korça, e cila tregon se si i ndryshoi ditën një vajze të vogël me sy jeshilë që të gjithëve mund të na ketë rënë rasti ta shohim te zona e quajtur “Ushtari i Panjohur”.

Loading...

Noela Kita në një shkrim të saj ka rrëfyer se si e afroi vajzën e vogël, e uli në lokal dhe e bëri të ndihet për herë të parë zonjushë, edhe pse mamaja e saj e priste e alarmuar në anën tjetër të rrugës.

Kjo është historia e plotë e Noela Kitës dhe lypëses së vogël:

Në kafe me një lypsare…..

Rri gjithmonë në shëtitoren afër ish-bonbonerisë dhe erdhi të kërkonte si zakonisht, zgjati dorën tek hyrja e lokalit ngjitur me ushtarin e pa njohur, aty ku po pushoja me një miken time. Një vajzë me sy të gjelbër, pothuajse 10 vjeç, e veshur mirë jo si e vobektë.

“Teta, me jep ndonjë lek…”, më tha.

Eja ulu këtu me mua në tavolinë, i thashë. Ngurroi me një hije habie në fytyrë, nuk ishte mësuar me oferta të tilla, dinte mirë qëllimin e saj, ndoshta kuptonte se statusi nuk ja jepte të drejtën të ulej në kafe.

Erdhi, në fillim tepër e ndrojtur… e ula ngjitur me karrigen time, në çast vjen një nga punonjësit e bashkisë.

“Dil nga lokali”, tha ai. Është e ftuara ime, nuk erdhi të ulej vetë…ka problem??

Mblodhi supat duke prekur me qëllim kartvizitën që tregonte se ishte kujdestar i pedonales, u largua duke mbledhur surratin drejtuar nga ne, me trupin drejtuar nga do të shkonte. E pyeta… Çfare do të marrësh?

Po nuk di çfarë…

Po të sjell një pije freskuese, shijen zgjidhe vetë…

E mirë me luleshtrydhe e dua…kamarieri nje djalë i thatishëm, zeshkan, e fshehu mirë habinë kur e pa vajzën në tavolinë…kur po afrohej, vajza tha:

Ky do me nxjerrë jashtë, kështu bën çdo ditë…

Jo sot sepse po rri si të gjitha ne zonjushat e tjera…qeshi… Biseduam gjatë, midis të vërtetash më tha plot gënjeshtra për të justifikuar punën që bënte, por çdo fëmije dihet sa i zgjat gënjeshtra, pranoi që e detyronte e ëma e cila sillej rrotull e tensionuar nga meraku se çfarë po tregonte vajza e saj…

Ja ku është mami im…

Kohë ajo rrinte aty por e pa vonë…nuk dukeshin egjyptjanë. E ëma dukej që sapo u kishte hequr flokëve një bojë te kuqe. Folëm për shumë të pa thëna dje me sygjelbrën… në një kohë tjetër do të shkruaj më tepër lidhur me të pa thënat…

Loading...

Lini nje pergjigje