Basha takon të ‘mëdhenjtë’ e Europës dhe merr mbështetje për zgjedhjet (FOTO)

0
360

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po merr pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane (PPE) në Maltë ku mbajti edhe një fjalë në seancën plenare. Gjatë qendrimit në Maltë, kryetari i opozitës ka zhvilluar takime me udhëheqës të partive simotra dhe drejtues të institucioneve europiane.

Gjatë këtyre takimeve, z.Basha ka parashtruar kërcënimin real të zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri prej krimit, drogës dhe parave të pista, si dhe ka kërkuar mbështetjen europiane për këtë betejë që po zhvillon opozita. Kjo ishte tema e bisedës me Presidentin e PPE, Josef Daul, dhe me Sekretarin e Pergjithshëm Antonio Lopez Isturiz.

Me Ministrin e Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, Basha vuri në dukje rëndësinë themelore që kanë zgjedhjet e lira për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Basha tha se kjo betejë për vlerat europiane do të zhvillohet deri në fitore.

Z.Basha u takua me Komisionerin europian për Sigurinë, Dimitri Avramopulos me të cilin ndanë shqetësimin e thellë për krimin e organizuar, drogën dhe trafiqet. Basha e njohu me planin e Partisë Demokratike për luftë pa kompromis dhe shtypje të krimit dhe trafiqeve, dhe mori garancitë për mbështetjen e plotë dhe institucionale nga Komisioneri për Sigurinë, në luftën ndaj krimit në vend.

Në bashkëbisedimin me Pier-Ferdinando Cazini, kreu i senatit italian e ka siguruar z.Basha se do të ketë përkrahjen e tij për kauzën e votës së lirë. Z.Basha argumentoi se e vetmja rrugëdalje është krijimi i një qeverie teknike që lufton drogën, paratë e pista, këput lidhjet me krimin dhe zbaton dekriminalizimin. Z.Cazini e ka vlerësuar si të drejtë propozimin e opozitës shqiptare për daljen nga kriza.

I shqetësuar për situatën e krimit të organizuar dhe drogës është dhe kreu i opozitës greke Kyrjakos Micotaqis. Në takimin me z.Basha kryeopozitari grek u shpreh se e çmon dhe mbështet betejën që z.Basha dhe opozita shqiptare po bëjnë për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme.

Senatori italian Mario Mauro dhe kryetari i grupit Forza Italia në Senatin Italian, Paolo Romani e njohin situatën në Shqipëri. Ata i thanë z.Basha se qëndrojnë në krah të tij dhe se përpjekjet e mëdha që po bëhen për votën e lirë, janë të drejta.

Në takimin me Presidentin e Këshillit të Europës, Pedro Agramunt, Basha ka theksuar se Shqipëria s’duhet lënë të bjerë në greminen e krimit të organizuar që ka kapur shtetin dhe të karteleve të drogës me lidhje qeveritare që kanë planifikuar mbajtjen e pushtetit duke asgjesuar votën.

Basha mori garancinë e Agramunt për mbështetje që Shqipëria të mos bëjë kthim pas në standardet e demokracisë e votes së lirë.

Kryetari Basha u takua edhe me kryeministrin kroat Andre Plenkovic, me fituesin e zgjedhjeve në Bullgari, Borisov me Doris Pack, që e njeh mjaft mirë gjendjen e krimit, të drogës dhe kërcënimin e votës në Shqiperi, me kreun e kristiandemokratëve holandezë Sybrand Buma, me kreun e Komisionit të Jashtem ne PE, David Mcallister me kreret e partive simotra të Suedisë dhe Sllovenisë, Ministrin federal të Bujqësisë në qeverinë gjermane, Christian Schmidt. Në këto takime është theksuar nevoja që ka Shqipëria për të ndalur planin e qeverisë për vjedhjen e cënimin e votës, e për të mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme.

Kryetari i opozitës Basha do të marrë pjesë sot në Samitin e Partisë Popullore Europiane, forumi më i lartë politik i formacionit të djathtë në Europë, ku pritet të takohet dhe bashkëbisedojë me krerët e partive simotra dhe krerët e qeverive dhe institucioneve europiane. PPE është grupimi më i madh politik në Parlamentin Europian dhe aktualisht përfaqësuesit e saj janë në krye të tre institucioneve kryesore të BE, në Parlamentin Europian, Këshillin Europian dhe Komisionin Europian.?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here