Thursday, March 28, 2024
Home Fun Lidhja e emrit dhe mbiemrit me suksesin në karrierë

Lidhja e emrit dhe mbiemrit me suksesin në karrierë

0
298

Gjatë muajve në pritje të fëmijës, prindërit mendojnë me qindra emra; por sipas përllogaritjeve, një në pesë persona pendohet për zgjedhjen e emrit.

Në fakt, bëhet fjalë për një zgjedhje jo pak të rëndësishme sipas një studimi kërkimor të New York University e më pas të publikuar në revistën The Independent.

Përfundimi i këtij studimi ishte se në fakt, emri ka njëfarë ndikimi në mundësitë për karrierë e sukses të një personi.

Ndonjëherë, ndodh që kur mësojmë emrin e një personi, kemi ndjesinë që emri i përshtatet më së miri atij. Por, ndoshta nuk është thjesht një vetësugjestionim.

Sipas kërkuesve amerikanë, ka më shumë mundësi për të arritur pozicione të larta në punë, një person, emri i të cilit është i shkurtër, i thjeshtë e i lehtë për t’u shqiptuar. Po ashtu, sipas një studimi të ngjashëm të Universitetit Marquette, personat që kanë një emër të rrallë dhe të ndërlikuar kanë më tepër vështirësi për t’u punësuar.

Duke u thelluar edhe më shumë në këtë studim, kërkuesit kanë vërejtur një lidhje në inicialet e emrit dhe mbiemrit. Për shembull, personat, mbiemri i të cilëve nis me një nga shkronjat e para të alfabetit, kanë më shumë avantazhe në shkollë; ndërsa personat, mbiemri i të cilëve fillon me një nga shkronjat e fundit të alfabetit do të jenë më të prirë për blerje pa kontroll. Ky është përfundimi i Economics of Education Review, që e argumenton këtë veprim me faktin se këta persona, duke qenë gjithnjë të fundit në renditje, jetojnë me ankthin e humbjes së kohës e rasteve për të arritur një qëllim.

Së fundi, revista e specializuar Psychological Science sjell në vëmendje një studim gjerman, sipas të cilit ata që kanë një mbiemër, që tingëllon fisnik dhe i qartë, kanë më shumë mundësi për të arritur poste të larta drejtuese./monitor.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here