Standard.al

Kush është “krimineli” shqiptar që i rezistoi policisë italiane 3 vjet?

0

Policia në Kasertas të Italisë ka arrestuar një shtetas shqiptarë, i cili rezultonte i shpallur në kërkim që prej dhjetorit të 2014-tes.

Bëhet fjalë për Azem Jella, 36 vjeç, dhe ndaj tij rëndon masa e sigurisë së arrestit me burg dhënë nga gjykata e Apelit të Ankonas. Personi në fjalë është i akuzuar për vjedhje dhe posedim të pasurisë së vjedhur, rezistencë ndaj zyrtarëve publikë (efektivëve të policisë), shfrytëzim prostitucioni dhe krime të tjera, raportojnë mediat lokale.

Azem Jella prej disa kohësh ishte vënë në ndjekje nga policia, por arrestimi i tij është bërë taksa ai po udhëtonte me mjetin e tij me targa polake. Këtë automjet ai e kishte marrë me qira nga një tjetër person i cili nga mediat italiane është i identifikuar, me iniciale D.F. Ky i fundit rezulton të jetë i punësuar nga shqiptari, ishte personi që i jepte makinës.

Para se ai të arrestohej efektivët e policisë kanë bërë një kontroll duke i kërkuar dokumentet e makinës. Shqiptari nga ana tjetër u ka treguar efektivëve një dokument identiteti dhe një patentë rumune, që pas kontrolleve të mëtejshme rezultoi false.

Akuzat në ngarkim të shtetasit shqiptarë Azem Jellës, shtohen dhe për posedimi të dokumenteve false të identitetit. Ndërkohë, D.F. është nën hetim në gjendje të lirë për ndihmën dhe inkurajimin që i ka dhënë të kërkuarit nga drejtësia italiane.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.